60 minuta pas apo para? Behuni gati te fleni me shume, kjo është data kur ndryshon ora këtë muaj

Vjeshta ka ardhur tashmë dhe ditët po bëhen gjithnjë e më të shkurtra. Kthimi i orës pas mundëson të kei më shumë dritë gjatë ditës. Jo vetëm kaq, por ditën që ora ndryshon, kemi një orë më tepër në shtrat, kështu që nuk ankohemi.Edhe këtë vit akrepat do të kthehen pas me 60 minuta. Ndërrimi i orës do të ndodhë në datën 30 tetor.

Pse kthehet ora pas?
Pas solsticit veror, i cili këtë vit ndodhi të martën më 21 qershor, ditët gradualisht bëhen më të shkurtra.
Prandaj, duke kthyer orën një orë mbrapa gjatë vjeshtës, kjo u siguron njerëzve më shumë dritë dielli në mëngjes. Kthimi i orës përpara në pranverë sjell mbrëmje më të lehta.Fatmirësisht, pajisjet elektronike si smartfonët, e përditësojnë orën e re në mënyrë automatike.

Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Europën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Megjithatë, Bashkimi Europian ka njoftuar se edhe këtë vit do të ndërrohet ora, sepse ka kohë që është dskutuar se ky institucion do të heqë dorë nga ndryshimi dy herë në vit i akrepave të orës, por ende nuk është vendosur një datë e saktë se kur do te ndodh.

Leave a Comment