
Tashmë Beniada Nishani dhe Blerti Hajdari janë çifti më i ri i showbizit shqiptar.
Madje së fundmi në programin ku është edhe moderatore Beniada është ngacmuar nga regjia me pyetjen: A do të jetojë me vjehrrit.
“Unë jam rritur me gjyshet e mia dhe nuk ka gjë më të bukur të jetosh me vjehrrin dhe me vjehrrë. Unë jam pro. Edhe kush ka mundësin ekonomike gjëja më e rëndësishme është mami dhe babi dhe jo vetëm të tutë, por edhe mami dhe babi i burrit. Ato e kanë bërë burrin që ke zgjedhur”, tha Beniada