
Avionët janë “mënyra më e sigurt e transportit”! Ka shumë që “dridhen” nga ideja e udhëtimit me avion, por kur e provojnë njëherë përfundojnë duke e dashuruar dhe duke planifikuar sërish një tjetër, përsëri dhe përsëri. Mirëpo cila ndenjëse do të ishte mirë për të rezervuar në aeroplan për udhëtim sa më të sigurt?
Hetimi i TIME, i cili shqyrtoi të dhënat e 35 viteve të rrëz imit të avionëve, zbuloi se sediljet në pjesën e pasme të avionit kishin një shkallë më të ulët të vde kshmërisë. U konstatua se sediljet në mes, në pjesën e pasme të avionit kishin një vde khsmëri më të ulët me 28%. Vendet në pjesën e korridorit në mes të avionit ishin më të rrez ikshmet me një shkallë vde kshmërie prej 44%.
Megjithatë, duhet thënë se është e qartë që vde kja në një aks ident ajror lidhet edhe me rrethanat e rr ëzimit. FAA dhe ekspertë të tjerë të sigurisë së aviacionit e bëjnë të qartë se nuk ka vend më të sigurt në aeroplan.
E vetmja gjë mund të thuhet me bindje është se fluturimet janë shumë të sigurta dhe bëhen gjithnjë e më të sigurta me kalimin e kohës. Shanset për të vde kur në makinë janë 1 në 112. Si këmbësorë, 1 në 700 dhe në motoçikletë 1 në 900. Në një aeroplan, nga ana tjetër, gjasat për të v dekur janë 1 në 8000 udhëtarë.