Categories
Lajme

A rr ezikohet Shqipëria? Anticikloni i fuqishëm shtrin “kthetrat” në Europë, ja çfarë paralajmëojnë sinoptikanët (HARTA)

Java që kemi hyrë pritet të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, por me tendencë të rikthimit të dimrit në fund të javës. Fillimi i javës na sjell intervale kohore me diell dhe vranësira lokale si dhe reshje simbolike atmosferike.

Anticikloni i fuqishëm në qendër afër Britanisë së Madhe do të ketë situatën nën kontroll duke na siguruar mot kryesisht i qëndrueshëm, me mëngjese të ftohta, por me ditë jo aq të ftohta. Në anën tjetër thellë në veri dhe lindje të Evropes dhe në Rusi kemi ciklone të fuqishme me reshje të dendura bore dhe dimër të madh në ato vende.

Këto ciklone janë shumë larg territoreve tona, megjithatë ndikimi e tyre do të ndjehet fare pak me anë të fronteve të dobëta, të ftohta ajrore. Gjatë mesjavës anticikloni britanik pritet të largohet pak në drejtim të perëndimit duke ia hapur rrugën një fronti të fuqishëm të ftohtë ajror nga veriu dhe verilindja në drejtim të Ballkanit. Ky front i fuqishëm do të na sjellë reshje bore gjatë ditës së premte dhe erëra të forta e të ftohta nga veriu. Në ndonjë interval priten reshje të dendura bore dhe krijimi i shtresave të borës për disa centimetra.

Fronti (të premten) pritet të kushtëzojë edhe ciklongjenezë kalimtare në Adriatik dhe Detin Jon, por ky ciklon nuk pritet të stacionohet, por do të largohet shpejt në drejtim të Greqisë dhe Turqisë. Për këtë arsye reshjet e borës nuk do të zgjasin shumë, por do të jenë mjaftueshëm të dendura për të krijuar shtresa solide në shumicën e territorin të Republikës së Kosovës.

Reshje bore përpos Kosovës priten edhe në veriun e Malit të Zi, gati gjithë Shqipërinë kontientale, madje reshje bore mund të ketë edhe në disa vise mesdhetare, pastaj në Luginë dhe Maqedoninë Veriore. Reshjet e borës do të fillojnë në Kosovë, për tu zgjeruar pastaj në drejtim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Pas frontit priten ulje të ndjeshme të temperaturave dhe për fundjavë na pret mot me acar të fortë polar dhe reshje sporadike bore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *