Home Kuriozitete Astrologia Meri Shehu paralajmëron këtë shenjë horoskopi: Realiteti vjen dhe ju zgjon…

Astrologia Meri Shehu paralajmëron këtë shenjë horoskopi: Realiteti vjen dhe ju zgjon…

210

Astrologia Meri Shehu ka dhënë parashikimin e saj për ditën e sotme 6 nëntor 2020.

‘E premte dhe Neptuni në Peshk ndodhet përball asteroidit Toro 1685 në Virgjëresh. Asteroidi Toror e lidh natyren e tij me shenjën e Demit. Instiktiv i ngadalshem testoseronit dhe agresivitetit e tension. Toro duket që tregon edhe zhivilimin e oktaves nga Marsi tek Plutoni duke shëndruar dëshirën instiktive të Marsit në fuqinë e kontrolluar te Plutonit. Në një ambjent të mbushur me gënjeshtra utopi mashtrime dhe ëndërrime shprehja tokësore e Toros në Virgjëresh me vëmëndjen në çështje praktike dhe të prekshme. Le të hedhim poshtë vellon e paqartësisë dhe mjegullnajës dhe të bëhemi më prezent duke shmangur tendencat shpërthyese’ ka shkruar në pjesën hyrëse astrologia Meri Shehu.

Dashi

Duhet të ndodh një ngjarje që do ju zgjoj sot nga përgjumja dhe nga ndikimi i rreme ku ju kanë futur duke ju përdorur. Do shifni më realisht nëse dini të zgjoheni nga ndikimet djallezore

Demi

Në dashuri sot do jeni me të qarte dhe do pranoni më mirë dikë që është konkret sesa dikë që duket e zhduket dhe bënë lojën përfytyrimve

Binjaket

Realiteti vjen dhe ju zgjon duke ju treguar se keni rënë preh e një mashtrimi apo një ëndrre që ju ka nxjerrë nga realiteti. Sot fillon çlirimi juaj psikologjik

Gaforrja

Ëndrrat për një të ardhme të ndritshme duhet të kalojnë nëpërmjet disa rrugëve që praktikisht duhet ti kaloni me sukses dhe me zotësi. Një pengëse ju kthen me këmbë në tokë

Luani

Ajo që prisnit nga një bashkëpunim apo nga një marrëveshje sot do rezultoj një dështim dhe një pritje e kotë në kohë dhe në energji. Shikoni më mirë mundësite tuaja praktike

Virgjeresha

Çdo kështjelle e ndërtuar prej jush sado e fortë dhe e vërtetë nuk do kishte vlere nëse në të nuk do kishte asnjeri brenda dhe nuk do ta kishit me kë ta ndanit. Kujdes në ndarjet që do krijoni me te tjerët

Peshorja

Brenda jush do jeni më të arsyeshëm dhe më konkret por realiteti do ju zhgënjej me pamjet e veta jo të vërteta apo ofertat e gënjeshtra në punë e jetë personale

Akrepi

Ditë e vështirë kjo e sotmja në dashuri pasi gjithë mashtrimi sentimental do ju derdhet i gjithi përball por ka një shpëtim ti ndryshoni rrugën e zemërimit

Shigjetari

Sot do merreni me një punë pak me të vështirë dhe do pranoni se jo çdo mbyllje në ambjentin tuaj mund të jetë shpëtim nga e keqja por mund të bëhet edhe mbytje në tentative shpëtimi

Bricjapi

Ka ardh koha të largoni apo deklasoni miqtë e rremë apo ata që ju kanë mbajtur me premtime dhe të vazhdoni projektet tuaja në rrugë të hapur

Ujori

Një dëshirë për të rritur të ardhurat apo për ti parë ato me shumë se sa duhet do ju lodhi por konkretisht do bazoheni në lajmet e burimve të dukshme

Peshqit

Kjo ditë përveç zhgënjimit do ju çliroj nga mundësia për tu bërë pjese e një bashkëpunimi që do ju zhyste me shumë në problem. Një propozim konkret pune apo personal do ju shpëto

Previous articleNuk i’u duhet asgjë tjetër, vetëm 1 banane : Pregatiteni në këtë mënyrë dhe largoni një herë e mirë njollat e moshës
Next article(Video) Shqiptarja i çudit të gjithë me rrëfimin: Kur isha 19 vjeçe dëgjova zërin e Zotit, më foli ai më tha….