Home Lajme Çfarë po ndodh ? Qytetarët tepër të shqetësuar, spitali Infektiv nuk ka...

Çfarë po ndodh ? Qytetarët tepër të shqetësuar, spitali Infektiv nuk ka më shtretër të lirë

108

Spitali Infektiv është tejmbushur për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus gjatë 3 javëve të fundit në vendin tonë.

Ndonëse janë edhe tre spitale të tjera, “Shefqet Ndroqi”, “Covid 3” dhe “Covid 4”, sipas qeverisë në funksion të plotë, gjendja te Infektivi është tepër e rënduar.

Dhjetra ambulanca janë parkuar sot në oborrin përpara hyrjes së spitalit, ndërsa familjarët në dilemë nuk dinë se si të veprojnë.

Spitali s’ka më shtretër të lirë, ndërsa qytetarët janë të shqetësuar për gjendjen shëndetësore të të afërmve.

“Na erdhi urgjenca në shtëpi dje, sot. Në ambulancë i ke të gjithë. Tani erdhëm ne, makina nuk mbahet mend që kur ka ardhur. Ai ka nevojë për oksigjen. U interesova unë, nuk ka vend. Të vijë këtu, nuk do ta shtroj në spital”, shprehet një 77-vjeçare e shqetësuar për shëndetin e djalit të saj.

Previous article(Video rrëqethëse) Agron Llakaj qan para gazetares dhe shqiptarëve për Koço Devolen: Në momentet e fundit më ta…. s’e besoj dot që dha shpirt
Next articleNëna takohet me të bijën pas 42 vitesh në emision te Arditi, emocionohen te gjithë pas asaj që ndodh