Disa nga shenjat qe u ben juve te kuptoni se keni me te vertete probleme me kujtesen sipas mjekes se njohur E netela Basha

Demenca është një sëm undje që karakterizohet nga një rënie progresive e funksioneve të larta të trurit në një, ose më shumë fusha, siç janë: të mësuarit, kujtesa, gjuha, funksionet ekzekutive dhe vëmendja, duke cenuar pavarësinë funksionale të individit. Sëm undja e Alzheimerit është shkaku më i shpeshtë i demencës dhe një nga burimet kryesore të vdekshmërisë në popullatën e moshuar.

Në të gjithë botën numërohen 47 milionë njerëz të prekur nga demenca.

Me rritjen e jetëgjatësisë po shtohet ndjeshëm numri i pacientëve me demencë. Që të dyshosh se je i sëmurë me Alzheimer mjaftojnë të dhënat klinike, në të paktën një nga fushat e mëposhtme: të mësuarit dhe kujtesa, gjuha, funksionet ekzekutive, vëmendja, funksionet motore dhe perceptuese.

Humbja e funksionit vlerësohet duke u krahasuar me gjendjen paraardhëse të individit dhe defiçitet konjitive duhet të ndikojnë në jetën e përditshme të tij.

Ka dhe disa forma më të rralla të Alzheimerit, si: paraliza supranukleare progresive, sëmundja e Huntingtonit, demenca e lidhur me abu zimin nga alk oli, etj.

Pjesa më e madhe e pacientëve nuk paraqiten në spital për çrregullime të kujtesës, ndërkohë janë familjarët e tyre që detyrohen t’i sjellin për vlerësim si rrjedhojë e çrregullimeve të kujtesës.

Vështirësitë që shfaqin pacientët

Pacientët me demencë kanë vështirësi në: marrjen dhe përpunimin e informacioneve të reja (vështirësi në kujtimin e ngjarjeve), në kryerjen e veprimeve të vështira (balancimin e objekteve), të logjikës (vështirësi socializimi me të panjohur), çrregullime të orientimit duke harruar vendndodhjen dhe ambiente të njohura.

Gjithashtu shfaqin vështirësi në gjetjen e fjalëve kur flasin, në sjellje, etj. Alzheimeri duhet dalluar nga shenjat e humbjes se kujtesës apo çrregullime të sjelljes dhe të personalitetit, të cilat janë joprogresive, ose të nxitura nga një sëm undje sistemike, medikamentet, çrregullime psi kia trike, apo pat ologji organike të trurit.

Çrregullimet e funksioneve të larta të trurit karakterizohen nga çrregullime të kujtesës, por që nuk ndikojnë në funksionimin normal.

Këta subjekte kanë risk më të lartë të shfaqin demencë me kalimin e viteve. Vlerësimi i pacientëve me çrregullime të kujtesës, që mund të jetë një shenjë paralajmëruese për shfaqjen e demencës, nuk mund të bëhet në një seancë vlerësuese të vetme.

Duhet të kërkoni ndihmën e mjekut nëse keni: Humbje të kujtesës.

Vështirësi në kryerjen e detyrave.

Vështirësi në shqiptimin e fjalëve.

Mungesë në orientim, harroni vendndodhjen, etj.

Dobësim të gjykimit.

Probleme me logjikën.

Vendosjen e sendeve gabim.

Ndryshime të gjendjes emocionale.

Keqperceptim të imazheve.

Largim nga jeta sociale.

Leave a Comment