Home Kuriozitete Doktori i njohur : Ja me cfarë shenjash nis Koronavirusi dhe me...

Doktori i njohur : Ja me cfarë shenjash nis Koronavirusi dhe me cfarë shenjash përfundon

355

Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë Jugore thonë se ata kanë zbuluar se shenjat e koronavirusit kanë tendencë të shfaqen në një rradhitje të caktuar, një konstatim që mund të lejojë zbulimin dhe trajtimin e hershëm te një numër pacientësh.

Sipas studimit të botuar në revistën mjekësore Frontier Public Health, rradhitja e zakonshme e shenjave është si më poshtë:

Ethet

Kollitja

Dhi mbjet muskulore

Te vjella

Diarre

Ekspertët thonë se tre simptomat e para nuk kanë pse të shfaqen me radhë, por mund të shfaqen të gjitha në të njëjtën kohë, të pasuara nga nauzea dhe të vjellat, më pas pasuar nga diarreja.

Jo të gjithë pacientët kanë përjetuar të njëjtin grup shenjash. Por gjetjet e reja ndihmojnë të theksohet se si koronavirusi ndryshon nga sëm. undjet e tjera tashmë të njohura.

Megjithëse ethet dhe kolla janë të lidhura edhe me një numër sëm. undjesh të tjera, siç është gripi, studimi thekson se periudha kohore në të cilën shfaqen këto shenja dhe më vonë shenjat gastrointestinale e ndajnë koronavirusin e ri.

“Të kuptuarit e rradhitjes së shenjave të virusit është shumë e dobishme gjatë ‘cikleve të mbivendosjes së sëm. undjes”, siç është sezoni i ardhshëm i gripit”, thekson Dr. Peter Kuhn, një nga autorët e studimit.

Ai thotë se në këtë mënyrë mjekët mund të parashikojnë se cila do të jetë gjendja e pacientit, ndërsa identifikimi i atyre personave që nuk janë të inf. ektuar me koronavirus në bazë të kësaj rradhe do të ndihmoj në shkarkimin e sistemit shëndetësor.

Studimi shqyrtoi simptomat e më shumë se 55,000 personave të inf. ektuar të konfirmuar, të dhëna këto të grumbulluara nga Organizata Botërore e Shëndetit

Previous articleNuk eshte aspak e veshtire, bashkoni 3 thelpi hudher dhe 4 kokrra limon dhe ju do te dukeni sikur te ishit 20 vjece
Next articleShku ndet sërish Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, shënohet një tjetër tër met i fuqi shëm