Home Uncategorized E keni menduar ndonjëherë pse ekziston ajo vrima e vogël në lavaman/...

E keni menduar ndonjëherë pse ekziston ajo vrima e vogël në lavaman/ Më në fund vjen përgjigjia, duhet ta dinë të gjithë

34

Është e dobishme ta dini

A keni pyetur ndonjëherë përse çdo lavaman ka hapje të vogël, përkatësisht një vrimë të vogël, nën rubinet?

Ekzistojnë dy arsye përse kjo vrimë është
shumë e rëndësishme, transmeton Telegrafi.

1. Parandalon derdhjen e ujit

Arsyeja e parë është pengimi i derdhjes së ujit nga lavamani. Nëse e mbyllni lavamanin (apo vaskën, apo enëlarësen) apo e harroni rubinetin hapur, teprica e ujit do të hyjë nëpër atë vrimë dhe do të shkojë në kanal dhe në atë mënyrë do të pengohet që uji të fillojë të derdhet në dysheme.

Gjithashtu duhet pasur parasysh që ajo hapje funksionin e vet e bën vetëm në rastet kur lihet rubineti hapur dhe lavamani mbushet me ujë, mirëpo jo edhe në situatat kur vetë gypi shkarkues është i mbyllur, pos eventualisht kur është fjala për vaskën, sepse ndonjëherë në atë rast është distanca më e madhe nga hapja shkarkuese dhe gypi i shkarkimit.

2. Përmirëson derdhjen

Ajo hapje, në të vërtetë, ndihmon që uji më
shpejt të kalojë nëpër gypin shkarkues në atë mënyrë që lejon ajrin i cili
gjendet në gypin shkarkues që të dalë. Sikur të mos ishte ajo hapje, uji do të
rridhte shumë ngadalë.

Mbase ndonjëherë keni vërejtur që nëpërmjet
asaj hapjeje dalin flluska sapuni kur diçka lani, andaj e teproni pak me
detergjent, ajo është teprica e ajrit i cili duhet të dalë.

Ndonjëherë duhet pastruar

Meqenëse për të kryesisht njerëzit kujdesen
kur nën rubinet mbyllin shkarkimin dhe lëshojnë ujin, atëherë ajo nuk hynë në
atë hapje, në të do të grumbullohen ndotje, andaj është mirë që herë pas here
me kohë ta pastroni në mënyrë që shkarkimi i ajrit dhe i ujit të mos hasin në
pengesa.

Previous articleGjyshja më shpëtoi: “Ja si ti keqësh kallot nga këmbët dhe…” Brenda një nate të vetme
Next articlePara 4 vitesh një shoqe më tregoi për kurën me ujin e qepës/ Që nga ajo ditë nuk i jam ndarë, se keni idenë sa mirë më ka bërë, ja ku është dhe receta për ju