Home Uncategorized E rëndë/ Humbi punën gjatë pandemisë, burri shet djalin e porsalindur për...

E rëndë/ Humbi punën gjatë pandemisë, burri shet djalin e porsalindur për 20 mijë euro

50

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinë. Një burrë i prekur rëndë nga pandemia e koronavirusit sa i takon aspektit financiar, ka nxjerrë në shitje djalin e tij të porsalindur për 20.000 euro.
Shitja e vogëlushit dyshohet se ka ndodhur online. Babai i tij, raportohet se ka komunikuar me një të huaj dhe kanë rënë dakord për të dorëzuar fëmijën.

Sipas raportimeve, burri vendosi të kryente këtë akt ekstrem për shkak se humbi punën gjatë pandemisë dhe ishte në kushte të vështira ekonomike.

Burri, i identifikuar si një punëtor emigrant, thuhet se ishte përballur me presion të “madh” financiar për shkak të humbjes së punës. Ai dyshohet se e bindi gruan e tij shtatzënë të binte dakord për marrëveshjen e paligjshme përpara se të tregtonte foshnjën e tyre 40 ditëshe.

Foshnja iu shit një gruaje, e cila prej kohësh kërkonte një fëmijë. Rasti ra në gjurmët e policisë dhe tanimë burri është arrestuar e marrë në hetim.

Previous articleKufizimet pas orës 22:00/ Si të pajiseni me leje, dokumentet që ju duhen për të lëvizur në këmbë dhe makinë
Next articleEnjtje dhe mpirje të gjymtyrëve, sidomos tek mosha 40 vjec e sipër? Këto shenja tregojnë se organi i