Home Uncategorized E rëndë! Autobusi shqiptar aksidentohet në Kroaci, disa të plagosur (FOTO)

E rëndë! Autobusi shqiptar aksidentohet në Kroaci, disa të plagosur (FOTO)

89

Një autobus është përfshirë në një aksident pasditen e djeshme në Kroaci.

Mediat e huaja raportojnë se në aksident është përfshirë një autobus me targa shqiptare dhe se kanë mbetur të plagosur lehtë disa persona.

Aksidenti ndodhi në autostradën A1 pranë zonës së pushimit Jasenice në drejtim të Zagrebit.

Zëdhënësja e Administratës së Policisë së Zadarit, Ivana Grbin tha se në aksident është përfshirë një autobus dhe se po punohet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

“Vetëm një automjet u përfshi në aksident, një autobus me targa shqiptare dhe çfarë ndodhi saktësisht do të mësohet vetëm pas hetimit”, tha Gribin.

Previous articleMeqënëse është edhe sezoni i tyre : Mësoni disa nga problemet që shërojnë Hurmat, do të mbeteni pa fjalë
Next articleKjo grua ka gjetur sekretin se si të pastroni divanet dhe ti bëni ato si në ditën e parë që i keni blerë