
Çfarë të vendosni nën jastëk për të realizuar dëshirat tuaja – një truk magjik që aktivizon ligjin e tërheqjes! Ka metoda të ndryshme të manifestimit të dëshirave dhe secila prej tyre synon t’ju motivojë, t’ju inkurajojë të aktivizoni dhe realizoni ëndrrat tuaja.
Një metodë e tillë është me jastëk dhe pohime – përveçse është argëtuese, mund të jetë edhe efektive. A njihni njerëz që flenë pranë një libri ose flenë me një kafshë pellushi? Ndoshta ata kanë një batanije të preferuar? Në vend të kësaj, mund të filloni të flini me pohime.
Ideja është të shkruani një ose më shumë pohime në një copë letër dhe t’i vendosni ato nën jastëk. Pohimi duhet të përmbajë dëshirën tuaj dhe të jetë në kohën e tashme, sikur të jetë realizuar tashmë.
Për shembull, nëse doni dashuri të vërtetë, mund të shkruani – “Dashuria po hyn në jetën time”, ose, nëse doni më shumë para – “Kam para dhe bollëk për të realizuar çdo ëndërr”. Këto janë vetëm shembuj dhe ju mund të formoni pohimin tuaj ashtu siç ju pëlqen më shumë. Pse të vendosni pohime nën jastëk?
Ajo që bëni sapo të ngriheni, si dhe ajo që bëni menjëherë para gjumit, mund të ndikojë ndjeshëm në energjinë, aktivitetet, ambiciet tuaja, e për rrjedhojë në përmbushjen e dëshirave.
Pra, merrni një fletë letre para se të shkoni në shtrat dhe lexoni pohimin disa herë, më pas vendoseni letrën përsëri nën jastëk. Bëni të njëjtën gjë në mëngjes. Shumë do të mendojnë pse të mos e thonë pohimin përmendësh, por sekreti është në fokus – kur lexojmë fokusohemi më mirë sesa kur themi diçka mekanikisht.
Është e rëndësishme të besoni vërtet se kjo është e mundur gjatë thënies së pohimit, dhe praktikimi i kësaj teknike rregullisht do t’ju ndihmojë të mbani gjithmonë qëllimin në mendje.
Do të zbuloni mënyra se si mund të arrini dëshirën dhe kjo mund t’ju rrisë vetëbesimin dhe nevojën për të Iuftuar.