Home Uncategorized Gishtërinj të ënjtur dhe ngjyrë vjollcë, simptoma që mund të zgjasë deri...

Gishtërinj të ënjtur dhe ngjyrë vjollcë, simptoma që mund të zgjasë deri në 5 muaj pasi pacientët mundin Covid-19. Shkencëtarët thonë se…

104

Pacientët e prekur me C*o*vid-19 dhe që e kanë kaluar atë, mund të vazhdojnë të vuajnë ende nga një simptomë. Gishtërinjtë e këmbës kthehen në ngjyrë vjollcë dhe kjo gjendje mund të zgjasë të paktën pesë muaj pas mundjes së virusit, kanë zbuluar shkencëtarët.

Inflamacioni i gishtërinjve të këmbëve të shkaktuara nga Covid-19 mund të shkaktojë lëkurë të kuqe ose vjollcë, ënjtje dhe flluska të ngjashme me djegiet, raporton “Daily Mail”.

Kjo simptomë zakonisht zhvillohet brenda javës së parë të infektimit. Por tek disa njerëz, problemi i lëkurës zgjat për muaj të tërë, pasi pacientët kanë luftuar virusin.

Dermatologët që kryen studimin kanë frikë se rastet që kanë parë janë ‘vetëm maja e ajsbergut’.

Hulumtimet e mëparshme vlerësojnë se rreth 1 në 12 persona me koronavirus zhvillojnë një lloj problemi në lëkurë dhe ekspertët vazhdimisht kanë bërë thirrje që shefat e shëndetit ta njohin atë si një simptomë zyrtare.

“Ky është një reagim imunitar “,- tha njëri nga ekspertët për “MailOnline” në prill. “Është reagimi i trupit ndaj diçkaje që e percepton si të huaj. Megjithatë ne jemi të pasigurt nëse këto kanë të bëjnë drejtpërdrejt me vetë virusin ose me ndërlikimet e infeksionit”.

Gjetjet, të cilat do të paraqiten në Kongresin e Akademisë Evropiane të Dermatologjisë dhe Venerologjisë (EADV) këtë javë në Zvicër, tregojnë se kjo simptomë përjetohet nga të ashtuquajturit ‘transportues afatgjatë’ të virusit.

Previous articleTr agjedi në Greqi: Dy fëmijë mes v iktimave të tërmetit, i zuri p oshtë muri teksa ktheheshin nga shkolla
Next articleMjekja e njohur : Ja lidhja e fortë që qëndron midis gërhitjes dhe problemeve të zemrës dhe trurit