Home Lajme Ja 5 qytetet e para qe do te mbyllen ne karantine sipas...

Ja 5 qytetet e para qe do te mbyllen ne karantine sipas eksperteve

137

Komiteti teknik i ekspertëve ka nisur diskutimet dhe në tryezë janë hedhur shumë variante, ku më i diskutuari sipas burimeve, është ai i ndarjes së territorit në 3 zona.

Në hartën me ngjyrë portokalle pritet të hyjnë Lezha, Elbasani, Vlora dhe Berati që kanë mbi 300 raste, ndërsa pjesë e hartës me ngjyrë të verdhë të jenë Kukësi, Gjirokastra dhe Dibra.

Secili prej këtyre qyteteve do të ketë oraret e kufizimit dhe aktivitetet që nuk do të lejohen të jenë të hapura pas një orari të caktuar, bëjnë me dije burime pranë komitetit teknik.

Por kjo është një fazë që po diskutohet dhe që me gjasa mund të vihet në zbatim pas 1 jave apo 10 ditësh, kur të shihet rritja që do të kenë inf.ektimet e reja.

Skenari i dytë që po diskutohet është ai i një shmangie të zonifikimit të Shqipërisë, por i mbylljes së disa aktiviteteve si bare e restorante pas orës 21.00 deri në 06.00 të mëngjesit, si dhe shkollat e kopshtet.

Previous articleFëmija Ndron Jetë Një Orë Pas Larjes… Të Gjithë Duhet Ta Lexojnë Këtë..
Next articleArbana tregon linjat pas lindjes së Diellit/ Kur i iku barku kaq shpejt…