
Në 25 vjetët e fundit, gratë japoneze mbajnë vendin e parë si pjesa e popullsisë që jetojnë më gjatë në tokë sipas statistikave. Ato jetojnë mesatarisht 84 vjeç ose më tepër dhe shumë rrallë shtojnë në peshë.Naomi Moriyama në librin e saj Japanese Women Don’t Get Old or Fat (Gratë japoneze nuk mplaken ose shëndoshen), zbulon sekretet e një stili të shëndetshëm jete dhe të jetëgjatësisë së grave japoneze, duke i çuar lexuesit në botën e kuzhinës japoneze. Sipas saj, ushqimet të cilët ndihmojnë në humbjen e peshës janë pjesë e kuzhinës së përditshme japoneze dhe njerëzit japonezë i konsumojnë ato rregullisht.
Për shembull ata përfshijnë në menutë e tyre peshk, perime, çaj jeshil, alga deti, ushqime orizi me veti kundër mplakjes që inkurajojnë humbjen në peshë. Në përgjithësi, gratë japoneze hanë ushqime të gatuara në baza ditore të përbëra nga mishi i gatuar në skarë, tas me oriz, perime të gatuara, çaj jeshil, fruta dhe supë. A e dini se gratë japoneze konsumojnë rreth 10% të gjithë peshkut në botë, megjithëse përbëjnë vetëm 2% të popullsisë së botës?
Siç deklaron Moriyama, prindërit japonezë i mësojnë fëmijët e tyre të hanë gjithmonë ngadalë dhe të vlerësojnë çdo kafshatë. Për më tepër, një nga rregullat kryesorë në ushqyerjen japoneze është që të mos mbushin kurrë tërësisht të gjithë tasin dhe të mos hanë kurrë porcione të mëdha ushqimi. Veç kësaj, çdo ushqim serviret veçmas.Në librin e saj, Moriyama shpjegon se kuzhina japoneze është e lehtë dhe praktike, sepse ushqimi përgatitet ngadalë dhe është në shumicën e rasteve i pjekur në skarë, i gatuar ose i zier me avull.
Ajo vazhdon të shpjegojë se në vend të bukës, gratë japoneze kombinojnë orizin me thuajse çdo ushqim dhe kjo është diferenca kryesore ndërmjet kuzhinës perëndimore dhe asaj lindore. Për mëngjes japonezët zakonisht konsumojnë çaj jeshil, oriz të zier me avull, tofu, supë, hudhra të njoma, vezë të fërguara ose një copë peshk.Në anën tjetër, ato rrallë konsumojnë ëmbëlsira. Ato që hanë ëmbëlsira i konsumojnë në porcione të vogla. Kjo, jo sepse nuk e pëlqejnë çokollatën, akulloren, biskotat, etj., por sepse e ato e dinë se konsumimi i tepërt i këtyre produkteve ka efekte anësore negative. Moriyama thekson edhe rëndësinë e ushtrimeve dhe aktivitetit fizik në popullsinë japoneze. Kështu, gratë në Japoni e praktikojnë shumë të ecurit, udhëtimin me këmbë dhe biçikletë.