Home Uncategorized Jul Deda prek me fjalët për artistin Koço Devolen: Sot na trishtove...

Jul Deda prek me fjalët për artistin Koço Devolen: Sot na trishtove i dashur, gjithë jetën tënde na dhurove të qeshura

39

Aktori i humorit Jul Deda ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ikonës së humorit shqiptar Koço Devole.

Juli ka ndarë një foto ku shihet krahas Devoles duke i dhënë kështu lamtumirnë aktorit të njohur.

Ai shkruan se Devole gjatë gjithë jetës dhuroi kënaqësi, të qeshura dhe profesionalizëm të lartë në ushtrimin e artit.

“Sot na trishtove i dashur Koço. Gjithe jeten tende na dhurove kenaqesi, te qeshura dhe profesionalizem te larte ne ushtrimin e artit tend. Faleminderit per gjithçka mjeshter. Udheto i qete per ne boten tjeter, njerez si ti nuk harrohen kurre. U prehsh ne paqe Artist,” shkruan Jul Deda.

Previous articleI la telefonin të birit 2-vjeçar për 5 minuta, nëna e re “shqyen sytë” kur shikon ekranin
Next articleJu kujtohet Meleku e vogël/ Ja si duken prindërit e saj të vërtetë