Home Uncategorized Ka dalë kërkon grua në televizor, por Fatjoni është fotografuar në Fier...

Ka dalë kërkon grua në televizor, por Fatjoni është fotografuar në Fier me një vajzë duke shtyrë karrocën e një fëmije

91

Fation Kuqari është kthyer në një nga konkurrentët më të komentuar të këtij sezoni të “Përputhen”. Fillimisht Fationi është komentuar shumë për pëlqimin që krijoi ndaj Anës, i cili u zbeh.

Më pas Fationi krijoi një pëlqim ndaj Melisës, por edhe kjo e fundit nuk është e sigurt tek ndjenjat e tij pasi pa përballjen mes Fationit dhe Anës.

Ndërkohë Fationi merr vëmendjen edhe jashtë studios së “Përputhen” dhe së fundmi është fotografuar në rrugët e qytetit të Fierit, i shoqëruar nga një vajzë.

Në foton e publikuar nga JOQ, konkurrenti është duke shtyrë një karrocë fëmijësh, por nuk dihet se çfarë raporti ka me vajzën në fjalë dhe nëse ajo është e afërmja e tij.

Previous articleMezi po e presin, shenjat e horoskopit që do bëjnë namin në vitin 2021
Next articleHoroskopi ditor për sot, e Enjte 3 Dhjetor 2020