
Salsano Rrapi, aktori i njohur i humorit në Shqipëri, njëherazi edhe moderator i programit “Portokalli” ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin informativ “Breaking” në Top News.
Teksa ndau shumë gjëra të pathëna më parë rreth jetës së tij private, Salsano u gjend sërish në një situatë e vështirë, teksa për të disatën herë i duhej t’i përgjigjej pyetjes se kë do të zgjidhte mes Fjoralba Ponarit dhe Xhemi Shehut.
Dhe vetë aktori, teksa i përgjigjej kësaj pyetje tha se i është bërë disa herë. Por gjithsesi, ai nuk e la pa një përgjigje moderatoren, teksa në zgjedhjen mes të dyjave tha: Të dyja janë shumë të mira.
Një përgjigje diplomate kjo nga ana e Salsanos, i cili disa kohë më parë në emisionin “E diell” zgjodhi Xhemin, teksa deklaroi se edhe Fjoralbën e donte shumë.