Këta janë popujt më të zgjuar në botë, ja në cilin vend renditet Shqipëria

Për disa dekada, Koeficienti i Inteligjencës (IQ) është përdorur për të matur përafërsisht inteligjencën e një individi ose një grupi individësh në raport me pjesën tjetër të popullsisë.

IQ-ja e çdo personi vlerësohet me metoda të ndryshme, të cilat zakonisht përfshijnë teste me pyetje ose procedura me objekte të specifikuara.

Sipas World Population Review, shumica e njerëzve në mbarë botën (rreth 68%) kanë një IQ nga 85 në 115. Ata pak që kanë një IQ mbi 140,u përkasin gjenive.

Aty shohim se Japonia është në vendin e parë me IQ mesatare të popullsisë së saj që arrin në 106.49, e ndjekur nga Tajvani (106.57), Singapori (105.89), Hong Kongu (105.37) dhe Kina (104.10). Shtetet evropiane që kanë arritur të përfshihen në top dhjetëshen janë

Bjellorusia (101.60), Finlanda (101.20),

Lihtenshtajni (101.07), por edhe Holanda, si dhe Gjermania me një IQ mesatare 100.74. Tani do të pyesni veten – dhe me të drejtë – se ku ndodhet

Shqipëria në këtë renditje.

Vendi ynë ndodhet në pozicionin e 109 me 81.75. Greqia është në vendin e 55-të me një IQ mesatare prej 90.77, poshtë Qipros fqinje (është e 47-ta me 93.39) dhe Bullgaria (e 54-ta me 90.99), ndërsa Turqia është e 77-ta me 86.8 dhe Shqipëria (109-ta me 81.75). Shteti me IQ më të ulët në tabelë është Nepali me 42.99

Leave a Comment