Home Uncategorized Kishte për të paguar borxhe bixhozi, babai shet vajzën e vogël në...

Kishte për të paguar borxhe bixhozi, babai shet vajzën e vogël në internet

83

Një burrë në jug-perëndim të Kinës është arrestuar pasi shiti vajzën e tij të vogël në internet në mënyrë që të paguante borxhet që kishte me lojërat e fatit.

Burri i identifikuar vetëm nga mbiemri i tij, Jiang e shiti fëmijën tek një çift pasi ishte futur në një borxh prej më shumë se 60,000 juanë (6,798 £) në bixhoz.

Kështu, ai ia shiti vajzën çiftit për 6,800 paund.

Babai i papunësuar në Guiyang, provincën Guizhou e largoi vajzën njëvjeçare nga shtëpia me pretekstin se do ta dërgonte tek gjyshja.

Por, bashkëshortja e tij nisi të dyshonte pasi kishin kaluar tre muaj dhe ai vetëm gjente justifikimi për arsyen se pse vajza nuk kishte ardhur akoma në shtëpi.

Nëna e tmerruar e raportoi menjëherë incidentin në polici ndërsa bashkëshorti i saj u arrestua ndërsa fshihej në një hotel.

Previous articleMaska 5 minutëshe e cila do t’iu bëj juve të dukeni më e re dhe lëkura juaj do të marrë një
Next articleThuhet se ja mori je tën burri dhe e hodhi në shkurre/ Kjo është shqiptarja që ka muaj që s’gjendet