Home Kuriozitete Kjo është shenja kryesore që kjo sëm/undje shfaq tek moshat mbi 40...

Kjo është shenja kryesore që kjo sëm/undje shfaq tek moshat mbi 40 vjec dhe si ta parandaloni atë në kohe

96

Para-diabeti është faza e parë e diabetit. Mjekët e konsiderojnë atë si një shenjë paralajmëruese.

Para-diabeti ndodh kur niveli i glukozës në gj ak ose niveli i sheqerit në gj ak është më i lartë se normalja, por nuk është aq i lartë sa të konsiderohet diabet.

Një nga faktorët e shfaqjes së para-diabetit është trashëgimia gjenetike.

Nëse dikush në familjen tuaj të afërt vuan ose ka vuajtur prej kësaj sëm. undje, ju keni më shumë gjasa të rezultoni me diabet.

Para-diabeti është një tregues se mund të zhvilloni diabetin e tipit 2 nëse nuk bëni disa ndryshime të jetesës.

Shenjat e para-diabetit

Diabeti zhvillohet shumë gradualisht, kështu që kur jeni në fazën e paradiabetit, mund të mos keni fare shenja mjekësore.

Megjithatë, mund të vëreni se:

• Ndjeni uri më tepër se zakonisht

• Jeni duke humbur peshë, pavarësisht se hani më shumë

• Jeni më të etur se zakonisht

• Ju duhet të shkoni më shpesh në banjë

• Ndjeheni më të lodhur se zakonisht

Të gjitha këto janë shenja tipike të lidhura me diabetin, prandaj nëse jeni në fazat e hershme të diabetit, mund t’i vini re ato.

Por lajmi i mirë është që para-diabeti është i kthyeshëm nëse merren masat e duhura.

Mbipesha, mungesa e aktivitetit fizik, kolesteroli i dëmshëm, tensioni i lartë janë çka duhet të përmirësoni.

Zgjidhje natyrale për para-diabetin

Njerëzit që konsumojnë më shumë bishtajore përballen me një rrez ik më minimal për shfaqjen e para-diabetit, ose nivelit në rritje të glukozës në gj ak.

Bishtajoret përfshijnë fasulet, bizelet, thjerrëzat e shumë të tjera, të cilat rekomandohen si ushqime shumë të shëndetshme për organizmin.

Të dhënat e një studimi të publikuar median mjekësore tregojnë se njerëzit që konsumojnë tre ose më shumë racione fasulesh në javë përballen me një rrez ik 25% më të ulët të shfaqjes së para-diabetit.

Njerëzit që konsumojnë vetëm një racion ose më pak në javë, janë shumë herë më të rrez ikuar.

Ekspertët besojnë se konsumi i bishtajoreve ndihmon në rënien në peshë, lu fton obe. zitetin dhe ul tensionin e gja kut.

Një studim i publikuar në British Journal of Nutrition analizoi lidhjen e bishtajoreve me para-diabetin.

Shkencëtarët u shprehën se ulja e masës dhjamore në organizëm është mënyra më e mirë për të trajtuar para-diabetin dhe parandaluar transformimin e tij në diabet.

Hani më mirë, jo hani më pak

Kufizimet kalorike janë në epiqendrën e të gjitha strategjive për rënien në peshë.

Por shkenca thotë se shumica e njerëzve që bien në peshë duke hequr kalori, i marrin sërish kilogramët e humbur në muajt apo vitet në vijim.

Për herë të parë studiuesit analizuan suksesin e dy hapave të rëndësishëm në ushqyerje, ngrënia e fasuleve dhe kufizimi i kalorive.

Pjesëmarrësit në studim u ndanë dy grupe. Grupit të parë iu dha detyra e ngrënies së pesë pjatave me thjerrëza, qiqra, bizele dhe fasule në javë.

Grupit të dytë iu kërkua vetëm të kufizonte numrin e kalorive, pra sasinë e ushqimit.

Me fjalë të tjera, grupit të parë iu kërkua të konsumonin më shumë bishtajore, dhe grupit të dytë iu kërkua të hante më pak.

Nuk është çudi që grupi i parë rezultoi fitues.

Konsumi i bishtajoreve rezultoi të ishte shumë efikas në uljen e faktorëve të rrez ikut të shfaqjes së paradiabetit siç janë ulja e masës dhjamore dhe niveli i balancuar i sheqerit në gj ak.

Shkencëtarët dolën në konkluzionin se ngrënia e pesë racioneve me fasule, thjerëza, qiqrra dhe bizele në javë pa bërë ndryshime madhore në stilin e ushqyerjes, pakësonte faktorët e rrez. ikut të shfaqjes së paradiabetit.

Konsumi i bishtajoreve ishte më efikas se marrja e 500 kalorive më pak në ditë.

Këto konkluzione janë shumë inkurajuese për njerëzit që vuajnë ose janë të rrez ikuar nga diabeti i tipit 2.

Ato tregojnë se ndryshimet e thjeshta në regjimin ushqimor, siç është përfshirja e bishtajoreve sjellin ndikim pozitiv në nivelin e sheqerit

Previous articleI shpëtoi jetën deputetit të Shqipërisë, mjeku Ylli Merja tregon kurën që përdor për trajtimin në kushte shtëpie të koronavirus
Next articleE pamundur: Kjo grua 39-vjeçarè ka lindur 38 fëmijë, ja një fotografi familjarè e tyre