Home Uncategorized Kjo grua shqiptare ka 10 fëmijë/ 9 vajza dhe 1 djalë ta...

Kjo grua shqiptare ka 10 fëmijë/ 9 vajza dhe 1 djalë ta lumturon shpirtin me fjalët: Me besim te Zoti i kam rritur!

88

Ajkuna Lajqi nga Peja na prezantoi 10 femijet e saj 9 vajza dhe 1 djali. Ajo së bashku me familjen e bashkuar ishte e pranishme në emisionin “Ftesë në 5”, përmes një lidhjeje me “Skype”.

Ftesë në 5, Të rrisësh 10 fëmijē, 9 vajza dhe një djalë, njihuni me  Ajkunën, 8 Tetor 2020, Pjesa 1 - Top Channel

Gjatë fjalës së saj, gruaja nga Peja tha se nuk është aspak e lehtë të rrisësh 10 fëmijë, por shtoi se falë besimit në Zot ia ka dalë.

Ajkuna thotë se është bërë gjyshe dy herë, ndërsa shtoi se ditëlindjen e secilit prej fëmijëve i mban të shënuar në një bllok.

Veç se një nënë shumë e mirë dhe amvise me kohë të plotë, Ajkuna së fundmi ka filluar të aplikojë një art thuajse unik. Ajo bën skulptura të ndryshme me dyllin e bletëve.

“Kisha ëndërruar katër fëmijë, 2 vajza e dy djem. Kam pasur vështirësi, 9 vajza kanë shumë kërkesa, secila ka qejf ato gjërat e veta. Por ia kam dalë. Ditëlindjet ua mbaj shënim në një bllok. Duhet të kesh shumë fuqi sepse kërkojnë angazhim të madh. Më kanë ndihmuar dhe vajzat më pas, tre të mëdhatë, kur më kanë lindur binjakët. Shumë e vështirë të rrisësh fëmijë binjakë. Nuk u gëzova aq shumë kur mora vesh që i kisha binjakë”, tha ajo.

Previous articleInfermieri tregon momentet e fundit të Koço Devoles: Ahh mor Korab, ç’dreq virusi paska qenë ky që po ma merr shpirtin
Next articleJu qelbet goja erë? Ja s’i të shpëtoni njëherë e përgjithmonë nga ky problem