Home Uncategorized Konfirmohet nga mediat amerikane: Njeriu që ka ndihmuar shqiptarët Biden tashmë ka...

Konfirmohet nga mediat amerikane: Njeriu që ka ndihmuar shqiptarët Biden tashmë ka fituar më shumë vota se çdo kandidat në histori

58

Kandidati demokrat për presidencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden tashmë ka fituar më shumë vota nga të gjithë kandidatët në historinë e zgjedhjeve amerikane, me shumë fletë votimi që ende nuk llogariten.

Biden theu rekordin e mbajtur nga ish-presidenti i SHBA Barack Obama, i cili fitoi 69,498,516 vota në vitin 2008, raporton ” The Guardian”.

Numri i votave që Biden mori aktualisht është 69,759,833, por numërimi është ende në proces dhe ky numër sigurisht që do të rritet.

Kundërshtari i tij Donald Trump fitoi 67,160,663 në zgjedhjet e vitit 2016.

Kujtojmë, në SHBA votimi përfundimtar nuk sjell fitore, por votat elektorale nga shtetet federale duke pasur parasysh që secili shtet sjell një numër të ndryshëm të zgjedhësve.

Biden aktualisht ka 227 vota elektorale dhe Trump 213, ndërsa nevojiten 270 vota për të fituar.

Joe Biden Fast Facts - CNNPolitics

Previous article“Shpirt a ta vesh këtë?”, përgjigjet e burrave shqiptarë do ju shkrijnë së qeshuri
Next articleShikoni si dukej Ami 9 vite më parë