August 9, 2022

Ministria e Qeverisjes Dixhitale në Greqi ka bërë një propozim të çuditshëm në cabinet duke kërkuar

subvencionimin e një pjese të pushimeve për këdo që zgjedh të shkojë në ishullin e Samosit apo në zonën e Evias pranë Athinës.

Të dyja zonat janë goditur nga kata strofa natyrore, siç është zj arri për Evian dhe tërmeti për Samosin duke pësuar dë mtime të mëdha në infrastrukturë dhe biznese, raporton abcnews.al.

Sipas ministrisë, çdokush që do të zgjedhë të shkojë në këto dy destinacione do të aplikojë online dhe do të marrë një kartë, përmes së cilës do të mund të shpenzojë deri në 300 euro për shërbime të ndryshme në zonat turistike.

Karta do të jetë aktive për 30 ditë.

Greqia është një ndër shtetet e rajonit që ofron lehtësira të mëdha për turistët duke e bazuar ekonominë e saj pikërisht te turizmi. /abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *