‘Më mbyllën derën! Jam kërcënuar për emisionin’! Përlotet A ida S htino: Pse u mbyll ‘Nj erëz të Humbur?’

Moderatorja dhe gazetarja e njohur Aida Shtino ishte së fundmi e ftuar në një intervistë, ku foli dhe për mbylljen e programit “Njerëz të humbur”.

Gazetarja u përlot kur u pyet për arsyen e mbylljes së emisionit të saj, teksa u përgjigj se është një gjë që nuk e ka kuptuar akoma as ajo dhe sot.

“Nuk ishte zgjedhja ime. Në adresë të emisionit janë denoncuar 4 mijë raste dhe 1600 persona janë gjetur. Emisionin e mbyllën, arsyen s’e di akoma dhe sot. Herën e fundit u transmetua në RTSH.

Në puntatën e fundit gjetëm dy persona dhe nesër erdhi lajmi se do ta mbyllni se nuk ka buxhet. Thoja “nuk ka mundësi”, sepse të jesh në një televizion shtetëror duke bërë një detyrë publike, dhe të të thonë se do të mbyllet emisioni që ishte shumë i ndjekur dhe kishte reklama. Gjithçka ishte ok dhe nuk e kam kuptuar edhe sot përse e kanë mbyllur“, u shpreh gazetarja në “Abc e Mëngjesit.”

Shtino shtoi se kur u mbyll emisioni, iu duku sikur iu mbyll një portë , jo vetëm asaj por të gjithë shqiptarëve që kërkonin ndihmën e tyre.

“Më është dukur sikur është mbyllur një portë jo për mua, por për ata që s’e kanë më atë portë ku të kërkojnë njerëzit e tyre. Publikimi i një rasti, shkuarja në çdo shtëpi të shqiptarëve ndihmonte shumë dhe organet e policisë dhe ne si staf ta gjejmë atë person gjallë ose jo“, u shpreh Shtino.

Aida Shtino gjithashtu u shpreh e zhg ënjyer nga mosmirënjohja ndaj saj dhe stafit të saj, ndërsa shtoi se “mediat e harruan” dhe ia mbyllën të gjitha dyert.

“Ma mbyllën derën. Është një punë 12 vjeçare non-stop nga mëngjesi në darkë dhe të paktën një mirënjohje, jo vetëm mua por të gjithë stafit, me gjithë ata korrespondentë që kishim në diasporë.

Kishim të ndërtuar një kupolë. Të mbyllësh një diçka të tillë se di… Kurse për mediat, më ka bërë një përshtypje, kudo që shkoja kam pasur një problem, më kanë harruar, e vetmja derë që më është hapur është Fax News”, përfundoi gazetarja.

Duke folur për emisionin, gazetarja tregoi se ideja për “Njerëz të humbur” lindi pasi ajo punonte në Greqi në një emision të ngjashëm, që konsistonte në gjetjen e njerëzve që kërkoheshin. Gjatë intervistës, Aida tregoi se nuk kanë qenë të pakta rastet ku është kë rcënuar dhe ka marrë urdhër mbrojtje.

“Ka qenë historia e një vajze 13 vjeç që kishte humbur në Kombinat. Stafi më thotë se kishin marrë një informacion se vajza ishte parë me disa djem në një lokal. Lajmëruam policinë. Rastisi një person i papërgjegjshëm dhe thotë ca merreni me këtë. E nxjerrin këtë personazh të forcave së Shqiponjave live.

E tha dhe live. I them “zotëri po të ndjek e gjithë Shqipëria.” E dëgjon drejtori i përgjithshëm dhe vajza është gjetur brenda natës. Më kanë penguar disa herë. Ka qenë rasti i një shqiptari në Selanik, kishim një udhëtim të vështirë. Më vonë doli se pronari kishte gisht në zhdukjen e këtij personi.

Kur po ktheheshim nga Greqia, në Kapshticë, po na hapnim makinën. Sa hymë ne po kontrollonin makinën, pastaj zbresim më poshtë dhe sërish del policia. Filloi sërish kontrolli dhe i them kameramanit ndiz kameran. Më tha, ju kërkoni të humburit por kini kujdes se mos humbni ndonjë ditë vetë.

Ne e nxorëm bruto në ekran. Ka marrë asokohe ministri i Brendshëm, i ndjeri Bujar Nishani dhe e kanë shkarkuar. Ka pasur shumë raste, jam kë rcënuar disa herë por i kam mbajtur brenda për të mos shqetësuar familjarët. Një rast tjetër ka qenë kur kërkonim një vajzë nga Elbasani që e dinim se ishte trafikuar.

Po dilnin në sipërfaqe gjëra që nuk duheshin publikuar. Të nesërmen më vjen në zyrë një zarf. Brenda në letër thuhej se vajza është në këtë adresë dhe ishte adresa e shtëpisë time. Në atë moment kam kërkuar mbrojtje”, tha mes të tjerash Aida

Leave a Comment