Home Uncategorized Mësimi online/ Vogëlushja nga Durrësi shpërthen në lot: Nuk kam telefon të...

Mësimi online/ Vogëlushja nga Durrësi shpërthen në lot: Nuk kam telefon të bëj detyrat

52

Këtë të premte në emisionin “Boom”, gjatë rubrikës “Shqipëria ka filtra” u transmetua rasti i familjes Allamani në fshatin Hamallaj të Durrësit. Familja është e përbërë nga 9 pjesëtarë dhe jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike.

Analisti dhe gjeopolitologu grek Dhimitris Kacikis, ka ngritu
Gjendja e tyre është rënduar akoma më shumë këto ditë, si pasojë e pandemisë së Koronavirusit. Kryefamiljari ka 20 vite që është i paralizuar. Përgjatë dy muajve të karantinës ato nuk kanë marrë asnjë ndihmë.

Analisti dhe gjeopolitologu grek Dhimitris Kacikis, ka ngritu
‘Kam 20 vjet i sëmurë, nuk ka ardhur njeri me më pa, jo me më ndihmu. Jemi dy pleq, çuni vetë i gjashtë. As ndihmë, asgjë. Vetëm panolina do 1500 lekë në ditë, ilaçet ku t’ja marr?3-4 herë në muaj e çoj në spital.

Po marrim borxh për ushqime, kur nuk na japin rrimë pa ngrënë. U bëj thirrje të na sjellin ushqime, të na ndihmojnë. Jemi 9 pjesëtarë. Për mësimin online nuk kemi internet, ku të mësojnë fëmijët?”, u shpreh kryefamiljari.

Anjeza, vajza 9 vjeçare e familjes ka mbetur pa mësim në këtë periudhë. Nga pamundësia për të frekuentuar shkollat si pasojë e Koronavirusit, u vendos të ndiqej mësimi online ndërmjet telefonave dhe internetit.

Mirëpo fëmijë që jetojnë në kushte të vështira nuk i kanë këto mundësi. I tillë është dhe rasti i Anjezës, e cila duke qarë shprehet se nuk ka telefon për të bërë detyrat.

“Nuk kam telefon që të marr mësuesin në telefon për të bërë detyrat. Nuk kam mësuar dot. Nuk kam telefon të bëj detyrat. Dua telefon të bëj detyrat”, tha vogëlushja.

Previous articleNuk janë njëlloj/ Qepa e kuqe është ilac, mos e krahasoni me qepën e bardhë
Next articleGrua që mendon për popullin/ Zonja më e fortë e Europës jeton në shtëpi me qira edhe pse ka ndikim shumë