Home Lajme Ministria e Shëndetësisë bën njoftimin e rëndësishëm për Covid 19, lajm i...

Ministria e Shëndetësisë bën njoftimin e rëndësishëm për Covid 19, lajm i rendesishem per te gjithe ne

160

Këtë të Diel ministria e Shëndetësisë ka publikuar disa të dhëna, fakte dhe të pavërteta, që kanë qarkulluar kohet e fundit për koronavirusin.

Përmes një videoje informuese nga ana e ministrise janë kategorizuar këto të dhëna.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë:

Fake- Sa kohë ndihem mirë, nuk kam nevojë për maskë

Fakt– Sipas CDC, 40% e transmetimit ndodh para se të ndihesh sëmurë. Një person asimptomatik mund ta përhapë që 48 orë para shfaqjes së simptomave

Fake-Maska mbron të tjerët por nuk më mbron mua

Fakt-Një studim në 198 shtete tregoi se atje ku mbajtja e maskës nga të gjithë ishte kulturë ose detyrim numri i të infektuarve dhe viktimave ishte më i ulët

Fake- Mbajtja e maskës do të rrisë sasinë e dioksidit të karbonit që fus në trup frymëmarrjen

Fakt- Doktorë dhe Infermierë kanë mbajtur prej kohërash maska në punë për orë të tëra dhe nuk pasur pasoja mbi shëndetin

Fake- Nëse mbaj maskë, nuk kam nevojë të ruaj distancimin social

Fakt- Mbajtja e maskës është vetëm njëri hap në ngadalësimin e përhapjes së virusit. Hapat e tjera të domosdoshme janë distancimi social dhe ruajtja e higjienës.

Previous articleE njihni këtë lule ? Përdoreni në këtë mënyrë dhe shëroni prob lemet e zemrës, gjithashtu
Next articleKejvina shton listën, lidhja sekrete me djalin e Hashim Thaçit. Si ia shijoi pasurinë deri sa ia konfiskuan