Mos e blini më, por mbilleni ne ballkonin tuaj: 4 hapat qe duhet të ndiqni për të mos blerë më a vokado nepër dyqane..

Mos e blini më, por mbilleni ne ballkonin tuaj: 4 hapat qe duhet të ndiqni për të mos blerë më avokado nepër dyqane.. Të gjithë ju që e njihni dhe e përdorni në kuzhinën tuaj, e dini se avokado është një produkt i shtrenjtë, kështu që pse jo të provoni ta kultivoni në ballkonin tuaj.
Hapi i parë:

Hiqni me kujdes bërthamën nga bima e avokados
Ndani avokadon në mes dhe me ndihmën e një thike të mprehur mirë, hiqni me kujdes bërthamën e tij duke mos dëmtuar cipën e lehtë që e mbështjell atë. Pastrojeni mirë dhe futeni në ujë të pastër për 5 minuta, Është mirë që ta përdorni më shumë se një avokado në këtë proces, sepse disa bërthama mund të mos e japin rezultatin e dëshiruar që në fillim.
Hapi i dytë:

Ngulni në bërthamën e avokados 3-4 kruajtëse dhëmbësh
Pasi të keni nxjerrë bërthamën nga uji i pastër, ngulni 3-4 kruajtëse dhëmbësh në pjesën e poshtme të saj, siç duket edhe në foto. Falë këtij procesi, do të jetë shumë e lehtë që bërthama të lëshojë rrënjë.
Hapi i tretë:

Fusni bërthamën e avokados në një gotë me ujë

Fusni bërthamën e avokados me gjithë kruajtëse në një gotë me ujë. Pas një farë kohe (zakonisht 1 deri në 1 muaj e gjysmë), do të shihni se rrënjët do të formohen nga pjesa e poshtme e bërthamës dhe do të vëreni që trupi i bimës do të fillojë të dalë nga pjesa e lartë e bërthamës.

Gotën vendoseni në një vend ku i bie drita e diellit dhe ndërroni herë pas here ujin. Mbajeni kështu derisa të formohet një kërcell 15 cm i gjatë.

Hapi i katërt:

Me kujdes vendoseni bimën e avokados në një vazo mesatareHiqni me kujdes bimën nga uji pasi të jetë bërë më e fuqishme, pa ia dëmtuar rrënjët dhe vendoseni në një vazo mesatare. Sigurohuni që dheu që zgjidhni në këtë fazë të jetë i pasuruar me mineralet e nevojshme.
Nëse nuk keni informacione të mjaftueshme për dheun, mund të merrni ndihmë nga ndonjë lulishte ose ata që punojnë me bimë.
Kur ta mbillni, mos e mbuloni bërthamën komplet me dhe. Përfundojeni mbjelljen në atë mënyrë që pjesa e lartë e bërthamës të jetë rreth 2-3cm mbi dhe. Meqenëse kjo bimë e do tokën e lagësht, vazhdoni ta ujitni shpesh, por jo shumë, pa e lënë dheun të thahet.

Leave a Comment