Mos e hidhni ujin ku zieni ve zët, nuk do ta besoni efektin që ka te lu let në shtëpi

Kur i zieni vezët mos e derdhni ujin në të cilin i keni keni zier. Arsyeja pse po ju themi mos ta bëni këtë është sepse ju mund ta përdorni atë ujë për lulet. Ky ujë mund të përdoret dhe të jetë fitimprurës për bimët tuaja. Dihet se bimët e duan kalciumin! Dhe në ujin ku keni zier vezët ka shumë kalcium. Por pse është i rëndësishëm kalciumi tek bimët.

Kalciumi ndihmon që të ruhet vlera e mirë e pehashit në dhe. Dheu neutral, i cili ka vlerë pH midis 6,0 dhe 6,5 u ofron luleve ambient ideal për marrje të materialeve ushqyese të cilat janë të nevojshme për rritje dhe zhvillim. Veç kësaj, kalciumi ndihmon bimën të jetë më e fortë.

Është me rëndësi që ujin në të cilin janë zier vezët ta ftohni derisa të marrë temperaturën e dhomës para se me të t’i ujisni lulet. Nuk është e vështirë të identifikoni mungesën e kalciumit te bimët. Shpesh shfaqen njolla të verdha-të gështenjta në fletë, ose fletët janë të rrethuara me skaje të gështenjta. Veç kësaj, lulja dhe fletët mbeten të vogla kur nuk kanë këtë mineral, ndërsa kalciumi i mjaftueshëm në dhe i bën bimët më pak të ndjeshme ndaj sëmundjeve dhe dëmtimeve.

Leave a Comment