
Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP 1”, Beniada Nishani, po shijonte lidhjen e dashurisë me partnerin, Blerti Hajdari, vëllai i opinionistit të “BBV”, Arbër Hajdarit i cili u martua pak kohë më parë.
Dyshja Beniada dhe Blerti u njoh teksa ishin të ftuar të dy në një emision.
Ata nisën flirtet e para, u njohën, u lidhën dhe nisën gjithashtu bashkëjetesën.
Mirëpo, gjërat mes tyre duket se s’kanë shkuar siç duhet! Burime për “Iconstyle” citohen të kenë pohuar se çifti është ndarë dhe nuk ndiqen më në Instagram.
Para se të bënte private llogarinë e tij, Blerti hoqi nga profili foton e vjetër me Beniadën, duke lënë të kuptohet se kjo histori ka marrë fund!
Ndërsa Beniada nuk gjendej në Instagram në një kërkim që bëri për profilin e saj.
Beniada dhe Blerti u njohën dhe u dashuruan gjatë emisionit “Procesi Sportiv”, por duket se lidhja nuk ka zgjatur shumë.