Home Lajme Nga Amerika i vjen thirrja Vjosa Osmanit të jap dorëheqje ose të...

Nga Amerika i vjen thirrja Vjosa Osmanit të jap dorëheqje ose të shkarkohet nga Kuvendi

138

Veprimtari shqiptar nga Amerika, Uk Lushi, ka thënë se Vjosa-Osmani duhet të japë dorëheqje nga pozita Kryekuvendares ose Kuvendi duhet ta shkarkojë nga kjo pozitë, përcjellë “Bota sot”.

Lushi përmes një postimi në Facebook ka shtuar se Osmani duhet të përqendrohet në detyrën si ushtruese e ingjerencave presidenciale dhe të shërbejë për shtetasit dhe për unitetin e popullit.

Postimi i plotë:

U.D. në Presidencë Vjosa Osmani-Sadriu duhet të japë dorëheqje nga pozita e Kryekuvendares ose Kuvendi duhet ta shkarkojë nga kjo pozitë. Marrë parasysh krizën e rëndë në të cilën gjendet vendi për shkak të pandemisë dhe politikisht pas arrestimeve të krerëve më të lartë të shtetit nga forcat e huaja të Eulexit dhe Gjykata në Hagë, zonja Osmani duhet të përqëndrohet në detyrën si ushtruese e ingjerencave presidenciale dhe duhet të shërbejë me tërë qenien për shtetasit dhe për unitetin e popullit. Ajo nuk mund të bëjë dhe paguhet për dy punë. Nëse zonja Osmani-Sadriu nuk do të dorëzojë pozitën e lartë si Kryekuvendare ajo duhet të dorëzojë detyrën e U.D. dhe të largohet nga Presidenca. Është momenti që Osmani-Sadriu të kallxojë në vepër përgjegjësi, moral dhe dijeni politike.

Previous articleMjaft u lodhët duke përdorur lloj lloj il’açesh për pagjumësinë : Pijeni këtë në darkë dhe do t’iu garantoj një
Next articleBanorët ikin nga ishulli grek ku ra tërmeti/ Thuhet se do ndodhë e keqja e madhe