Nga Dashi te Peshqit / Vetëm këto shenja favorizohen nga ho roskopi këtë muaj

Dashi

Ky muaj ju favorizon në energjinë që shpenzoni në punë, do rizgjoheni dhe do karikoheni me energjinë që ju ka munguar, dashuria do jetë në nivelet më të larta, shumë persona do shprehin simpatinë për ju, kjo mund të ndodhi edhe me kolegë dhe vende pune.

Demi

Kjo periudhë sjell lajme të reja dashurie për ju, shkëlqimi që ju mungon do vijë këtë muaj, por njëkohësisht familja do ketë nevojën tuaj këtë sezon, do merreni me rregullime ose dekorime për ata që e duan ta shohin veten në stad më të lartë, gjithashtu do përparoni në karrierë.

Binjakët

Kjo periudhë ju sjell lajme nga jashtë, për këdo që është në punë, do bëni udhëtime që lidhen me punën, studimet do jenë të favorizuara, do mbusheni me kërkesa dhe mesazhe këtë muaj.

Gaforrja

Fokusi juaj tani janë financat, ju arritët ta kuptoni se çfarë po kërkoni tek vetja, dhe jeni gati ti merrni gjërat shtruar dhe ti stabilizoni një nga një. Dashuria mund të vijë nëpërmjet teknologjisë dhe komunikimit.

Luani

Kjo periudhë ju jep vëmëndjen më të lartë, do jeni të angazhuar me shumë gjëra. Takime pune dhe takime romantike. Bëhuni gati të firmosni kontratat që keni pritur në periudhën gusht-shtator.

Virgjëresha

Jeni në fazën e gjetjes së qetësisë dhe reflektimit. Por njerëzit do drejtohen tek ju për nevojat që kanë gjithashtu personat që nuk ju kanë menduar, do nisin të shfaqen në jetën tuaj.

Peshorja

Kjo periudhë ju favorizon në çdo çështje ligjore apo dokumentacioni që mund të prisni, shumë gjëra të vonuara do ju lënë pak në pritje, deri atëherë, shijoni qetësinë në dashuri dhe mos bini pre e dramave.

Akrepi

Kjo periudhë ju sjell indikacionet e duhura në karrierë që duhet të ndiqni, reputacioni juaj do jetë në ngritje, por çdo gjë po ecën ngadalë dhe me hapat e duhur. Dashuria nuk është primare momentalisht tek ju sepse do angazhoheni me përgjegjësi por do jeni shumë të kërkuar pavarsisht disponibilitetit tuaj.

Shigjetari

Këtë periudhë do shijoni udhëtimet e planifikuara, do shijoni dashurinë spontane dhe aventurën. Kini kujdes mos humbisni asnjë lajm lidhur me punë tuaja që prisni.

Bricjapi

Kjo periudhë ju këshillon të keni kujdes me shpenzimet dhe borxhet nga e kaluara, financiare ose shpirtërore, do jeni me persona të selektuar dhe do zmbrapseni nga daljet e shumta me njerëz momental në jetën tuaj.

Ujori

Do keni goxha stres për çdo aspekt në jetën tuaj, nuk e keni fituar ende qartësinë mendore, sepse gjërat po ndodhin pa vullnetin tuaj, por mos harroni, ajo që ndjeni së brëndshmi, reflektohet jashtë.

Peshqit

Kjo periudhë ju sjell nevojën për pushime, jo vetëm prej muajit por edhe prej nevojës tuaj, fati juaj po nis të përmirësohet deri më 2022 do jeni në zhvillim e sipër.

Leave a Comment