Nutricionistja e njohur : Hurmat jane miniera me vlera minerale dhe vitamina

Një hurmë mesatare rreth 170gr, përmban 118Kcal dhe na ofron rreth 6gr fibra. Hurmat janë shumë të pasura në fitokimikate (antioksidhuesë) si Katehina, Galokatehina dhe Acid vetulinik, subestanca me veti antitu mo rale.

Përmban gjithashtu dhe antioksidhuese si Vitamin A, B-karoten , likopen, lutein, zeaksanthin dhe kriptozeaksanthin, të gjithë këto antioksidhuese fuksionojnë si një ushtri e madhe kundër radikaleve të lira që janë zanafilla e një gamë të gjerë patologjish.

Ngjyrën e tyre e marrin nga flavonoidet dhe kryesisht e zeaksanthinës dhe luteinës që kanë si fuksjon të mbrojnë syrin nga demtimet e dritës dhe neutralizimi i radikaleve të lira. Ka shumë ngjasa që këto dy antioksidhues të ndikojnë në parandalimin e shfaqjes së perdes dhe të degj ene rimit makular.

Mos harrojmë që në jeten moderne sytë tanë jane tej mase të eskpozuar nga ekranet dixhitale.

Nga familja e Vitaminave përmban vitamin C ( 1 kokër në ditë plotëson rreth 21% të nevojave ditore), Vitamina të kompleksit B si B9, B6 etj të cilat vitamina bejnë pjesë në raksione enzimatike metabolike në trupin tonë.

Përsa I përket kriprave minerale përmbën Kalium, Magan,Magnez, Fosfor, Baker, etj. Nga Rolina Naco

Leave a Comment