Home Uncategorized Pas 14 djemve rradhazi, më në fund çifti sjell në jetë një...

Pas 14 djemve rradhazi, më në fund çifti sjell në jetë një vajzë

65

Një çift nga Michigan më në fund kanë sjellë në jetë një vajzë pasi kishin pasur 14 djem radhazi. Kateri dhe Jay Schwandt mirëpritën vogëlushen Maggie Jayne të enjten, 5 Nëntor. Ajo është motra e parë e vëllezërve Tyler, Zach, Drew, Brandon, Tommy, Vinny, Calvan, Gabe, Wesley, Charlie, Luke, Tucker, Francisco dhe Finley. Familja e mrekullueshme është subjekt i shfaqjes TV 14 Outdoorsmen , i cili ndjek aventurat e tyre në aktivitete të jashtme si gjuetia, peshkimi dhe kampe.

Vëllezërit e foshnjës janë shprehur:

Sikur 2020 nuk mund të ishte më i çmendur! Ne jemi të bekuar që mirëpresim dhe shpallim lindjen e motrës sonë të vogël, Maggie Jayne. Ne jemi shumë të lumtur dhe më të gëzuar për të shtuar Megie Jayne në familjen tonë. Ky vit ka qenë i paharrueshëm në shumë mënyra, për kaq shumë arsye, por Megi është dhurata më e madhe që mund të imagjinojmë.
Shumë urime për Kateri dhe Jay Schwandt për lindjen e vajzës së tyre të vogël!

Previous articleSi binjake! Do mbeteni pa fjalë se sa shumë ngjan Miss Shqipëria me Miss Indonezinë: Janë njësoj
Next articleBinjaket 22-vjeçare kërkojnë burrë të përbashkët, ky është kushti që ai duhet të plotësojë