Home Uncategorized Pasi u grind me gruan, burri ndërron jetë duke fjetur. Ja mesazhi...

Pasi u grind me gruan, burri ndërron jetë duke fjetur. Ja mesazhi i fortë për çiftet që flenë të mërzitur me njëri-tjetrin…

188

një grua ka një mesazh për të gjitha çiftet: Mos flini kurrë të mërzitur me njëri-tjetrin! Ajo dha pikërisht këtë mesazh pasi gjeti burrin e saj të pajetë ditën pasi ishin zënë dhe nuk kishin folur.

Mamaja e tre fëmijëve, Ashley Murray, 33 vjeç, tha se ajo pati një grindje shumë të madhe me bashkëshortin e saj Mikey, 36 vjeç, për shkak të qëndrimeve të tij të gjata në punë. Ata nuk e kishin zgjidhur problemin përpara se të flinin, prandaj ajo i kishte kërkuar atij të flinte në divan.

Më vonë ajo zbuloi se burri i saj, i cili punonte si pastrues tapetesh, kishte punuar me orë të zgjatura për të ruajtur disa para dhe për t’i bërë një udhëtim në Pragë surprizë gruas së tij për përvjetorin e tyre.

Zonja Murray tha: “Ai punonte 16 orë pa ndaluar, për 7 ditët e javës vetëm që të na çonte në një udhëtim në “Disney Land” çdo vit. Ishte shumë e vështirë, por ai do të bënte gjithçka vetëm të shihte buzëqeshjen në fytyrat tona. Por orët që ai po punonte po shtoheshin çdo ditë e më shumë. Ai ishte shumë i lodhur gjatë gjithë kohës dhe po përkeqësonte shumë shëndetin e tij. Kur erdhi në shtëpi atë natë ishte i rraskapitur.

Nuk munda ta duroja atë pamje dhe u nevrikosa shumë. Më kishte ardhur në majë të hundës ajo pamje. Pasi debatuam i thashë të flinte në divan, diçka shumë e kotë kjo, pasi arsyeja për të cilën po zihesha ishte pikërisht qëndrimi i tij sa më pranë nesh”.

Kur u zgjua atë mëngjes, ajo kishte shkuar ta kontrollonte dhe e kishte kuptuar direkt se diçka nuk po shkonte mirë. Ai po qëndronte në të njëjtin pozicion dhe fytyra e tij ishte bërë pothuajse gri.

“Shkova pranë tij dhe e preka, por ai ishte akull i ftohte dhe unë u tremba aq shumë sa dola direkt nga dhoma. Vrapova te fëmija im 14-vjeçar dhe i bërtita: “Babai yt ka vdekur”. Më pas dola në rrugë dhe ulërija si e çmendur: “Mikey ka vdekur!”. Më pas më ra të fikët dhe erdhën të më ndihmonin fqinjët. U ndjeva shumë fajtore. Isha shumë e nevrikosur me veten që i thashë të flinte në divan. Sot e kam ende të vështirë t’ia fal vetes që fjalët e mia të fundit që i thashë atij dolën nga nervozizmi.

Më pas kur mora vesh se ai punoi aq shumë për të ruajtur disa para për pushimet e përvjetorit tonë ishte shkatërruese. M’u thye zemra dhe askush nuk do mund ta mbushë përsëri atë. Humbja e tij më ka ndryshuar plotësisht pikëpamjen për jetën. Jeta është shumë e shkurtër për të shkuar në krevat i mërzitur dhe mos të kalosh aspak kohë me të dashurit e tu”.

Çifti ishte njohur në 2007-n dhe ishte martuar në 2010-n. Murrell adoptoi vajzën 14 vjeçare të Ashley-t dhe patën dy binjakë bashkë në 2013-n. Mjekët thonë se ai mund të ishte mbytur në gjumë, por asgjë nuk është e sigurt. Ata pranojnë se vdekja mund t’i ketë ardhur nga operacioni në stomak që kishte bërë për të humbur peshë disa muaj më parë.

“Pas operacionit, Mikey asnjëherë nuk e mori veten plotësisht. Pavarësisht se nuk ishte mirë, ai gjithmonë do ta mbushte veten me punë dhe do të kujdesej për fëmijët…”.

Në fjalimin e saj, më datë 8 qershor, në varrimin e të dashurit të saj, ajo tha: “Shkoni dhe puthni të dashurit tuaj dhe tregojuni se ju do të jeni aty me ta, pavarësisht gjithçkaje. Bëjuani të ditur se i doni dhe do të vazhdoni t’i doni pafund dhe sikur ata të mos jenë më aty”.

Previous articleI kthen portofolin me 1400 euro të zotit, pronari “i vë parajsën në duar” djalit në Ksamil
Next articleVajza ndryshon silik onin e gjoksit, policisë i ikën trur i kur shikon ç’ka futur