Categories
Kuriozitete

Pe tulla me patate nga zonja A lbana, do tiu bej te lepini gishtat kete fundjave

Kete fundjave mund te pregatisni receten e njohur te petullave me patate, te lehte dhe te shpejta, mbi te gjitha e gjithe familja do te kenaqet me to.

Perberesit qe u nevojiten: 3 patate mesatare

1 lç kripë

1 vezë

1 fç lëng patate

1 lç maja e thatë

1 lç sheqer

450-500 gr miell

1 lgj vaj misri

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë patatet. Nga uji i zierjes së tyre mbajmë një gotë. I presim patatet në copëza të vogla, i vendosim në një enë ku shtojmë vezë dhe kripë. I shtypim mirë patatet duke i kthyer në pure.

Shtojmë më pas lëngun e zierjes së tyre, majanë e thatë, sheqerin dhe miellin. E punojmë mirë brumin dhe në fund shtojmë vajin. E mbulojmë brumin me pecetë për 30 minuta.

Pasi brumi të ketë ardhur, lagim duart me pak vaj dhe e ndajmë brumin në dy pjesë, më pas e ndajmë në toptha mesatare. E lemë përsëri të pushojë për 7-10 minuta. Më pas i skuqim petullat në vaj të bollshëm derisa të marrin ngjyrë të artë./report-tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *