Home Lajme Pipero : Mos të mbyllet vendi, të mbyllen vetëm këto aktivitete

Pipero : Mos të mbyllet vendi, të mbyllen vetëm këto aktivitete

177

Mjeku i QSUT, Pëllumb Pipero eshte shprehur kunder mbylljes si një zgjidhje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Pipero tregon se mbyllja duhet të shmanget sa më shumë të jetë e mundur, por është pro masave kufizuese. Pipero rekomandoi gjatë intervistës për edicionin e lajmeve në “Vizion Plus” se këto masa duhet të përfshijnë baret e restorantet.

“Zgjidhja nuk janë vetëm spitalet. Zgjidhja kryesore janë masat parandaluese që duhet të veprohet edhe me veprime apo masa të tjera kufizuese, para se të shikojmë masat e mbylljes. Unë nuk do të rekomandoja një mbyllje të dytë. Mbyllja nuk është zgjidhje.

Është një zgjedhje ekst. reme, duhet të jetë sa më e shkurtër nëse ndodh. Unë as një mbyllje të shkurtër nuk do ta rekomandoja. Por ne duhet të marrim masa kufizuese sa më të shpejta, veçanërisht sa ju takon lokaleve, veçanërisht atyre të natës, restoranteve pas orës 8.

Rekomandoj dhe kërkoj që të mbyllen. Baret e lokalet të kufizojnë numrin e karrigeve ose t’i heqin fare. Njerëzit të shkojnë për të pirë kafe dhe të ikin, të mos grumbullohen brenda. Njerëzit të mbajnë maska jashtë dhe brenda. Maska është mjeti kryesor për të parandaluar përhapjen e pand emisë.”

Pipero theksoi se shtimi i rasteve ditët e fundit ishte i pritshëm. Ai pranoi se kjo gjë ka ngarkuar edhe më shumë spitalet COVID. Sipas Pëllumb Piperos, 10-15% e rasteve kërkojnë hospitalizim.

Previous articleBurri do 7 gra, gruaja: Djali i tij më ka rr ahur me karrige lokali
Next articleVajza e re serbe dashurohet me një shqiptar dhe thuhet se janë martuar/ Nëna e saj bën të pabërën: Dua vajzën në shtëpi ose….