Prej vitesh nuk flasin me njera tjetren, Irma apo E randa eshte ajo qe nuk pranon qe ti rregulloj marredheniet midis tyre

Rreth një vit më parë, Albeu.com ju bëri të ditur se dy ikonat e ekranit shqiptar, motrat Libohova nuk flasin prej vitesh. Që atëherë në rrjet qarkullojnë shumë hipoteza për prishjen e marrëdhënies së tyre. Madje motrat herë pas here kanë qenë pjesmarrëse në të njëjtat evente dhe festa, por të padukshme për njëra-tjetrën.

Ato nuk kanë patur asnjë komunikim dhe për më tepër në rrjetet sociale nuk ka asnjë gjurmë të përbashkët.

Por siç e kemi shprehur shpeshherë Eranda është ajo e cila ka dhënë “dritën jeshile” për një mundësi pajtimi.

Burime të sigurta për Albeu.com bëjnë me dije se është Irma Libohova ajo e cila nuk pranon të ketë kontakt me motrën e saj, Erandën me të cilën kanë ndarë skenën dhe pjesën më të madhe të jetës.

Pasi e ka përmendur në Intervista të ndryshme madje edhe në Instagramin e saj, Irmës duket se i ka ardhur në majë të hundës dhe një InstaStory i fundit ngjall dyshime se i dedikohet pikërisht motrës së saj.

“Nëse një vi rgjë re she (shenja e saj e horoskopit) i intereson në të vërtë, ata përpiqen 400 herë, por nëse heq dorë, ka marrë fund”, shkruhet në shprehjen që Irma ka shpërndarë në Instagram./albeu.com

Leave a Comment