September 27, 2023

A e keni pyetur ndonjëherë veten se pse kapsulat nuk prodhohen vetëm në një ngjyrë? Ka disa arsye përse ndodh kjo.

E para, është që duke krijuar një kombinim të njohur të ngjyrave, kompanitë farmaceutike duan të zvogëlojnë gjasat që konsumatorët të ngatërrojnë ilaçe të ndryshme. Është treguar se kapsulat shumëngjyrëshe duken shumë më joshëse për fëmijët se ato transparente ose të bardha, kështu që është më e lehtë që t’i pijnë.

Së treti, pjesa më e ngushtë e kapsulës shërben gjithmonë si një ‘rezervuar’ për ilaçin, ndërsa ana e gjerë vepron si kapak. Në mënyrë që të sigurohet një efikasitet më i madh në prodhimin e kapsulave, përkatësisht për të mos ngatërruar dy pjesët plastike, përdoren dy ngjyra të ndryshme. Ndërkaq, ju rikujtojmë se ibuprofeni është një nga medikamentet më të zakonshme në shtëpitë tona.

Është një ilaç anti-inflamator që është i pranishëm në shumicën e kutive të barnave, së bashku me medikamente të tjera si paracetamoli ose betadina.

Sipas Agjencisë Spanjolle për Medikamente dhe Produkte Shëndetësore (AEMPS), ibuprofeni përdoret për trajtimin e temperaturës dhe për trajtimin e dhimbjeve me intensitet të lehtë ose të moderuar, përfshirë migrenën. Përdoret gjithashtu për trajtimin e artritit, osteoartritit apo inflamacionit joreumatik. AEMPS ka treguar në faqen e saj të internetit rastet në të cilat është e nevojshme të shmanget marrja e një ibuprofeni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *