Home Uncategorized Pse nuk i linda fëmijët me burrë, por me dikë tjetër?

Pse nuk i linda fëmijët me burrë, por me dikë tjetër?

74

Ka kohë që jetoj në Zvicër. Martesa ishte si ishte… Fati deshi e u martova me atë që u martova. Por, pas kësaj lindën dilema të kohës së papjekur, e cila kohë vazhdon edhe sot. Vazhdon, sepse shumëkush akoma më sheh të papjekur…

Martesa jonë ecte… Ecte me shumë vështirësi, sepse as që e kisha mendjen aty, as që e kisha mendjen te burri i kurorës, i cili, sipas meje, nuk ishte fajtor pse unë nuk po e bëja detyrën e gruas, por bëja dëshirën e shoqeve dhe shokëve të mi, të cilët më kanë përdorur deri në fund…

Disa shoqe më kanë ofruar marrëdhënie me farefisin e tyre, të cilat nuk i kam refuzuar. Disa shokë më kanë ofruar raporte me shokët e tyre, e edhe ato nuk i kam refuzuar!

Cilat janë pasojat e kurvërisë sime?

Dhe, si pasojë e gjithë këtyre kurvërive, edhe fëmijët nuk i linda nga marrëdhënia me burrin, por me dikë tjetër, për të cilin di unë dhe ai, me të cilin isha në raporte të mira një kohë të gjatë, deri në atë kohë kur kontoja më shkoi në të kuqe, në zero!

Pas kësaj, pas kohës kur më dëmtoi materialisht, ai akoma kërkonte nga unë franga zvicerane, por unë më nuk kisha. Nuk kisha, sepse e kisha rrënuar edhe arkën e burrit, i cili pësoi falë meje!

Me burrë u ndava, e për këtë jam penduar shumë

Kujtoj se si mund ta rikthej atë burrë që kisha. Por, edhe po ta kthej, përsëri unë jam ajo… Jam në lidhje të re dhe sa do të shkojë kjo punë nuk e di…

Por, një gjë e di: njeriu jetën e përfundon me veset e moçme! Raportet me meshkuj i kam merak, nuk mund të largohem, sepse po u largova nga ato punë, më bëhet vetja se kam humbur.

Andaj, një Zot e di se si do të përfundojë puna ime! Por, ishalla, veç fëmijët nuk m’i gjen gjë…

Previous articleFermerët shqiptarë flasin me lot në sy/ Na iku buka e fëmijëve, po na dalin patatet të cara nga toka: Oh si do t’ja bëjmë
Next articleTë gjithë mesh kujt po “çmenden” pas këtij vallëzimi (Video)