Home Uncategorized Pyetja e cila po i mundon të gjitha zonjat e shtëpisë, duhet...

Pyetja e cila po i mundon të gjitha zonjat e shtëpisë, duhet apo jo ta lajmë orizin para se ta gatuajmë ? Ja se cfarë thonë ekspertët

93

Vite më parë, amvisat shqiptare e kishin zakon të shpëlanin orizin me ujë të ftohtë përpara gatimit të tij.

Me hapjen e tregjeve dhe futjen në to të produkteve të larmishme, por edhe me angazhimet në rritje, shumë amvisa nisën të hiqnin dorë nga kjo praktikë.

Ka amvisa që besojnë se larja e orizit është tashmë krejt e panevojshme dhe nuk ka asnjë ndikim në gatimin përfundimtar të tij.

Kjo sipas ekspertëve është e gabuar.

A Ia Vlen Barra Qeranë Të Lahet Orizi Përpara Gatimit?

Sipas ekspertëve, të cilit i referohet AgroWeb.org larja e orizit bën një ndryshim madhor, sidomos kur vjen puna tek orizi kokërr gjatë.

Shpëlarja largon papastërtitë e akumuluara në pako dhe mbi të gjitha eli minon niseshten që vesh sipërfaqen e kokrrës e cila më pas shkakton ngjitjen e tij.

Për shpëlarjen e orizit ju mund të përdorni një enë qelqi ose një kullesë.

Në fillim të procesit, uji që lëshon orizi është i turbullt dhe më pas gjatë shpëlarjes uji do të jetë i tejdukshëm.

Kjo shpëlarje do të ndihmojë që pilafi të shkërmoqet lehtë dhe të kokrrat të mos ngjiten me njëra tjetrën.

Megjithatë, ky rregull nuk vlen nëse do të gatuani rizoto me perime ose mish.

Ky gatim specifik kërkon një oriz më të qullët e kremoz.

Kremoziteti i rizotos mundësohet edhe nga niseshteja në sipërfaqen e çdo kokrre.

Ekspertët thonë se në shumë paketime të ndryshme, orizi përzihet me shkumës pluhur për të parandaluar lagështinë.

Pluhuri në fjalë mund të mos jetë i rrez ikshëm për shëndetin, por sidoqoftë asnjë prej nesh nuk do ta ketë në gatim.

Ka argumenta sipas të cilave, shpëlarja e orizit eli minon ushqyesit e drithit.

Nga ana tjetër, orizi i bardhë, është një drith i përpunuar dhe i zhv eshur nga ushqyesit.

Kjo tregon se shpëlarja e tij nuk luan një rol shumë të rëndësishëm në këtë aspekt,limit.al

Previous articleU fryhet shpejt barku sa hani dicka të vogel ? Ja cfarë po ua shkakton këtë gjë
Next articleE fundit, vjen lajmi që s’pritej përsa i përket hapjes së kufijve në zonën Schengen : Ambasadori thotë se për një periudhë