Rama: Më d ridhet zemra për p ensionistët, po bëjmë gati bonusin e fundvitit

Ndonëse duhen dhe 6 muaj nga zgjedhjet vendore të vitit 2023, Partia Socialiste ka ndezur motorët e fushatës.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se pensionistët pavarësisht situatës së vështirë që mund të jetë qeveria, do të marrin bonusin e fundvitit.

Lajmi është dhënë nga vetë kryeministri Edi Rama i cili nga Gjirokastra theksoi se “me apo pa luftë, ata do marrin një më një bonusin e tyre”.

Rama ka treguar se po bëhet gati bonusi ndërsa shtoi se për këtë kategori mbete shumë për tu bërë.

“Më dridhet zemra kur flas për pensionistët se e di shumë mirë, duke qenë dhe gati 2 metra, më mirë të qep goja se të flas për këtë gjë se nuk e bëjmë dot atë që meritojmë, por të paktën atë që i bën të marrin frymë të papenguar. Në këto kushte, 2 herë i kemi bërë indeksimin. Të paktën, ajo pak të mos bëhet dhe më pak. Nuk kemi bërë herën e dytë paketë rritjeje të përkohshme. Po bëjmë gati bonusin e fundvitit. Luftë apo jo, bonusin e fundvitit do e marrin një me një”, tha Rama.

Leave a Comment