Home Lajme Rezultoi 90% efektive ndaj koronavirusit, kompania BioNTech tregon çmimin e vaksinës

Rezultoi 90% efektive ndaj koronavirusit, kompania BioNTech tregon çmimin e vaksinës

88

Gara për zbulimin dhe hedhjen në treg të vaksinës Covid-19 ka futur në lojë shumë kompani, por duket se BioNTech është një hap para të gjithë.

Madje, kreu i strategjisë së firmës gjermane bioteknike, Ryan Richardson ka zbuluar edhe çmimin e saj.

Në prononcimin e tij për mediat gjermane, Richardson tha se çmimi i saj do të jetë në kohezion me ekonominë e shtetit që do ta blejë.

“Ne jemi përpjekur të ndjekim një qasje të ekuilibruar që njeh se inovacioni kërkon kapital dhe investime, kështu që ne planifikojmë të çmojmë vaksinën tonë shumë më poshtë se normat tipike të tregut duke reflektuar situatën në të cilën jemi dhe me qëllimin për të siguruar një qasje të gjerë rreth botës.

“Çmimi për SHBA për 100 milionë dozat e para është 19,50 dollarë për doze. Ju mund të mendoni për këtë si një pikë referimi për mënyrën se si do ta çmonim vaksinën në botën e zhvilluar për vëllime të ngjashme,”- tha Richardson.

Previous articleVajza kuksiane: A duhet t’i them babit për atë që zbulova për mamin një natë në banjo?
Next articleKy është lèngu i cili bën mrèkulli tek mèlçia, stomaku dhe mban larg plakjèn e parakohshme, nuk ka fare kosto