Home Uncategorized Rikthehet dielli ? Ja se si do te jene temperaturat gjate diteve...

Rikthehet dielli ? Ja se si do te jene temperaturat gjate diteve te fundit te Tetorit

135

Ndryshe nga mëngjesi i të dielës, moti i qëndrueshëm do të shoqërojë pasditen e sotme dhe javën e fundit të muajit tetor.

“Nga dita e hënë dhe në vijim pritet të kemi një përmirësim të kushteve të motit në pothuajse gjithë territorin shqiptar edhe pse vranësirat do të jenë më të dukshme në zonat malore pritet të sjellin herë pas here mundësi për reshje të pakta shiu, reshje të cilat do të jenë të izoluara nuk do të përfshijnë gjithë vendin”, tha meteorologu Hakil Osmani.

Dielli nuk do të mungojë edhe në ditët e mbetura të tetorit, ndërsa temperaturat do të jenë tipike vjeshte.

“Për sa i përket vlerave termike pritet që ato të kenë një rënie të lehtë gjatë ditës së hënë dhe të martë më pas do të mbeten sërish në vlerat tipike të tetorit me temperatura maksimale 20-21 gradë celcius.
Parametri i erës nuk do të jetë problematikë e s’do të ketë pengesa për trafikun detar”, tha Osmani,

Previous articleTani e mësuam, nuk e kemi ditur më parë : Speci Dje/gës na mbron neve nga një sëm/undje tepër e rrez
Next articleMe grip apo me Koronavirus ? Ja se si ta dalloni sipas mjekut te njohur dhe si duhet te veproni qe mos ta ngaterroni