Rreshjet e shiut nuk po ndalen, por si do te jete 15 diteshi i dyte i muajit Tetor, m etorologia tregon kthesen e motit

Prej së martës, i gjithë vendi ynë është përfshirë nga një moti i keq me rreshje shiu. I zymtë dhe me reshje herë pas here parashikohet të jetë moti edhe përgjatë ditëve në vijim. Sinoptikanët parashikojnë që moti të përkeqësohet të premtem, ku probl emat ik do të jetë jugu i vendit. Lajda Porja:

Të premten, një fuqi që po zhvillohet në jug të Italisë do prekë jugun, ku Saranda, Gjirokastra dhe bregdeti i Joint do marrin rreshje të konsiderueshme në një kohë të shkurtër.

Vec shiut, problem do të jetë dhe era. “Do të arrijë në një moment të caktuar deri në 55 km orë, jo vetëm në bregdet, por dhe në tokë.”

Dhe pas këtij episodi, moti do të rezervojë një mini pranverë me diell në mesin e Tetorit.

“Temperaturat do rriten deri në 27 gradë.” Por ky muaj i dytë i vjeshtës nuk do të mbyllet kështu pasi parashikimet flasin për të tjera episode ekstreme me mot të keq deri në fund të Tetorit.

Leave a Comment