Categories
Kuriozitete

Sh qiperia pse? Pse pa saportat kanë ngjyra të ndryshme dhe çfarë nënkuptojnë ato

Duhet ta keni vënë re se pasaportat e shteteve të ndryshme kanë ngjyra të ndryshme. Në varësi të vendit ku jeni, ngjyra e pasaportës mund të tregojë shumë për vendin që e quani shtëpi. Edhe pse nuk ka udhëzime +

të rrepta ndërkombëtare për ngjyrat e pasaportave, nuancat e tyre nuk janë aspak të rastësishme. Vendet zakonisht zgjedhin ngjyrat që në bazë të kulturës, politikës apo besimit të tyre.

Për shembull, vendet islamike shpesh ngjyrën jeshile sepse kjo ngjyrë është e rëndësishme në fenë e tyre. Anëtarët e Bashkimit Evropian, nga ana tjetër, përdorin pasaporta me nuancat kafe, njësoj edhe vendet që dëshirojnë të anëtarësohen në BE, siç është Shqipëria.

Pasaporta e Shteteve të Bashkuara ndër vite ka ndryshuar nga bezhë në jeshile, e kuqe dhe në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, ajo më në fund u vendos në blu. Ajo përputhet me blunë në flamurin Amerikan, sipas Economist. Brazili, Argjentina dhe Uruguaji, kanë gjithashtu pasaporta blu.

Por pse shumica kanë nuanca të errëta? Sipas Bill Waldron nga Holliston, një firmë për shtypjen e pasaportave me bazë në Tenesi, ngjyrat e errëta preferohen sepse mund të fshehin papastërtinë dhe duket më zyrtare.

Mendoni pasaportat rozë! Por ka disa përjashtime, natyrisht. Nëse jeni një shtetas suedez që ka humbur pasaportën,vendi do t’ju dërgojë një dokument udhëtimi urgjent ngjyrë rozë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *