Home Uncategorized Shumë njerëz e lënë bukën në frigorifer. Por mësoni nëse bëni mirë...

Shumë njerëz e lënë bukën në frigorifer. Por mësoni nëse bëni mirë apo jo

282

Mund të keni dëgjuar shpesh që disa familje e mbajnë bukën në frigorifer. Kjo ndodh në ato familje me pak anëtarë, në mënyrë që produkti të mos prishet.

Por nga një studim i fundit që është bërë në Britani, thuhet se buka nuk duhet mbajtur në frigorifer.

Arsyeja fshihet tek niseshteja që përdoret për gatimin e saj, e cila ndryshon sipas temperaturave. Ruajtja e bukës në frigorifer kristalizon niseshtenë dhe pasi ajo bie në temperaturë ambienti, kthehet në gjendjen e mëparshme.

Niseshteja e bukës ndryshon kombinim dhe pasi ngrohet, modifikohet sërish duke e bërë bukën edhe më të fortë. Ky proces largon shijen e bukës dhe i humbet freskinë asaj në një kohë më të shkurtër.

Po sipas studimit, për ta mbajtur bukën në kushte të mira nuk duhet ta blini të prerë në feta në mënyrë që të mos thahet shpejt.

Previous articleZbùlohen detaje të tjera rréth dasmës së Fjolla Morinës dhe biznesmenit
Next articleNë këtë periudhë bën mrekulli kundër gripit/ Kjo është receta për ta bërë supën me presh që ju shëron nga virozat