Categories: Kuriozitete

Si te dalloni nese pe shku qe po blini ne dyqan eshte i fr esket apo jo, 2 gjerat qe duhet te dini

Sa më i freskët të jetë peshku aq më e pastër dhe shkëlqyese duket lëkura e tij.

Peshku duhet të jetë i freskët. Kjo është një nevojë e panegociueshme për çdo konsumator, dhe freskia nuk duhet të merret për e mirëqenë.

Cilësia e një ushqimi siç është peshku ka nevojë për konfirmim të dyfishtë në dyqan e në shtëpi përpara se ta gatuani.

A e dini se çfarë arome apo çfarë paraqitje duhe ttë ketë peshku cilësor? Cilat janë karakteristikat që duhet të merrni parasysh përpara se ta blini atë?

Lexoni me vëmendje udhërrëfyesin për blerjen e peshkut më të freskët dhe shmangien e surprizave të pakëndshme.

Aroma

Kur të afroheni tek zona e peshkut duhet të ndieni aromën e detit, kripës dhe jodit. Kjo është aroma e freskisë.

Mendoni çfarë mund të ndodhë në kuzhinën tuaj nëse dyshemeja është e mbushur me peshk dhe mbetjet e tij. Pas disa ditësh, aroma është e papërballueshme.

Në dyqanet e peshkut duhet të tregoni kujdes me gocat e detit që kur nuk janë të freskëta kanë aromën e amoniakut.

Verzat e peshkut të freskët kanë ngjyrën e kuqe të ndezur dhe kanë aromën e kripës së detit. Me kalimin e ditëve verzat marrin nuancën e verdhë dhe aroma bëhet më e fortë.

Paraqitja

Peshku i freskët shkëlqen. Është kaq e thjeshtë! Sa më i freskët të jetë peshku aq më e pastër dhe shkëlqyese duket lëkura e tij.

Pasi kanë shkrirë, peshqit humbasin shkëlqimin e tyre. Ngjyra e peshkut nuk është e qëndrueshme.

Kur peshku është i freskët, lëkura e tij është e ylbertë me nuanca të të gjelbrës që anojnë nga bluja dhe reflektojnë dritën. Sytë e peshqve janë gjithashtu tregues freskie.

Sytë e plotë, të qartë, të fryrë dheme bebe të zezë janë tregues të freskisë.

Sytë e zvogëluar, të topitur dhe me bebe me ngjyrë gri tregojnë se peshkut i ka kaluar koha e freskisë. Tuli dhe guacka e gocave të detit duhet të jenë të puthitura me njëra tjetrën dhe pa njolla të errëta

Prekja

Ndoshta e keni të vështirë ta prekni, por peshku i freskët nuk qëndron dot në dorë sepse ka tendencën të rrëshqasë. Shikojini duart e shitësit me kujdes, bashkë me mënyrën si qëndron peshku në to.

Peshku duhet të jetë mjaftueshëm i ngurtë dhe i tendosur për të qëndruar horizontalisht.

Mishi i peshkut të freskët nuk shkëputet lehtë nga pjesa kurrizore. E njëjta gjë vlen edhe për gocat e detit por jo për kallamarët apo oktapodin .

Tregoni kujdes:

– për sasi të mëdha akulli që përdoren për të ruajtur ngurtësinë e peshkut

– për ofertat speciale që tingëllojnë shumë të bukura për të qenë të vërteta. Zakonisht, peshqtë e freskët nuk janë kurrë në ofertë.

– për të brendshmet e peshkut: janë gjithashtu tregues të saktë të freskisë. Këto organe ndihmojnë që të kuptoni nëse produkti i blerë është rritur në rezervuar ose peshkuar në det.

Peshqit e rezervuarit ngordhin urie një ditë përpara se të kapen në mënyrë që mëlçia e tyre të jetë e pastër.

Nëse gjatë gatimit peshku lëshon një sasi domethënëse lëngjesh atëherë është i freskët. Nëse mbetet i thatë dhe pa shije, është tejpjekur ose është shkrirë nga akulli./sot.com.al

Javorja

Recent Posts

Kjo eshte arsyeja perse personat qe vu ajne nga ky p roblem duhet te konsumojne 1 banane ne dite

Kjo eshte arsyeja perse personat qe vu ajne nga ky p roblem duhet te konsumojne 1 banane ne dite

Bananet janë një nga frutat më të shëndetshme. Ato janë të pasura me fibra, vitamina…

2 hours ago
Nese b oja e flokeve mbetet ne le kure nuk duhet te merakoseni, e largoni lehte me kete perberes

Nese b oja e flokeve mbetet ne le kure nuk duhet te merakoseni, e largoni lehte me kete perberes

Nëse lyeni flokët vetë ose të dikujt tjetër, sado të kujdeseni, mund të përfundoni me…

2 hours ago
Menyra me e mire eshte me u je apo pa uje per te pire il açet? Ekspertet japin pergjigjen perfundimtare

Menyra me e mire eshte me u je apo pa uje per te pire il açet? Ekspertet japin pergjigjen perfundimtare

A gë lltisni ndonjëherë il açe pa ujë? Nëse po, nuk jeni vetëm. Shumë njerëz…

2 hours ago
Njihuni me gruan milio nere me 14 fëmijë, puna që bën ajo do ju lërë pa me nd/VIDEO

Njihuni me gruan milio nere me 14 fëmijë, puna që bën ajo do ju lërë pa me nd/VIDEO

E nisi thjesht si një dëshirë për të siguruar të ardhura për fëmijët e saj,…

2 hours ago
Ra në dashuri me ref ugjaten ukrainase që strehuan në shtëpi, babai i dy fëmijëve b raktis gruan dhe largohet me 22 vjecaren

Ra në dashuri me ref ugjaten ukrainase që strehuan në shtëpi, babai i dy fëmijëve b raktis gruan dhe largohet me 22 vjecaren

Emigrimi masiv i popullit ukrainas për shkak të l uftës, duket se ka ndryshuar rrënjësisht…

2 hours ago
Njihuni me fsh atin në Shqipëri ku flitet gre qisht, banorët marrin dhe pension marramëndës nga Greqia

Njihuni me fsh atin në Shqipëri ku flitet gre qisht, banorët marrin dhe pension marramëndës nga Greqia

Njihuni me fshatin në Shqipëri ku flitet greqisht, banorët marrin dhe pension nga Greqia? Në…

2 hours ago