Home Lajme Temperatura të cilat naten do të bien deri në 16 gradë :...

Temperatura të cilat naten do të bien deri në 16 gradë : Ja si do të jetë moti këtë javë

3

Prej disa ditësh, i nxehti përvëlues ka përfshirë Shqipërinë, me temperatura që shkuan deri në 42 gradë. Por si do të jetë java që sapo ka nisur?

SHMU njofton se kjo javë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qendrueshme.

Moti i kthjellët do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të territorit, vranësirat parashikohet të jenë të pakta kalimtare, ndërsa ditën e premte vranësirat hera-herës deri të dendura.

Sa i përket fushës termike duke filluar nga sot deri të mërkurën pritet të kemi një rritje graduale të temperaturave kryesisht në vlerat maksimale.

Dita e enjte dhe e premte parashikohet të kenë ulje të temperaturave, më e ndjeshme në vlerat e mesditës, ku temperaturat nuk do t’i kalojnë 35-36 gradë.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, shoqëruar me një valëzim në det të forcës 1-2 ballë

Previous articleAlketa V ejsiu, drejtoreshe ne nje nga institucionet e njohura ? Ja pergjigjja e saj perfundimtare mbi
Next articleHoroskopi ditor, e martë 29 qershor 2021