Trahanaja një ushqim i përsosur dhe kurativ
Trahanaja është një ushqim i lashtë, që përftohet nga fermentimi i drithrave, kryesisht grurit, i cili e bën atë më të shijshëm dhe rezistent në kohë.
Por fermentimi nuk përforcon vetëm shijen dhe aromën e një ushqimi, ai e bën atë veçanërisht ushqyes, duke i bërë lëndët e tij ushqyese më të përthithshme.
Për të arritur fermentimin, nënat tona e kanë bërë trahananë me kos, i cili disponon bak teret e nevojshme për të përpunuar miellin e grurit.
Ky proces kryhet nëpërmjet enzimave të caktuara të cilat shpërbëjnë fitatet që mbajnë të bllokuara minerale të ndryshme dhe nuk i lënë ato të kalojnë muret e aparatit tretës.
Për këtë arsye, trahanaja është një ushqim i pasur në hekur, zink, magnez, kalium dhe kalcium. Kosi i ofron miellit të grurit aminoacidet që atij i mungojnë, duke krijuar nje proteinë të kompletuar. Për këtë arsye, trahanaja është një burim i pasur proteinash gjithashtu.
Trahanaja prej elbi – një superushqim
Fermentimi i elbit prodhon disa substanca të quajtura beta-glukane, të cilat kanë një efekt të dobishëm në rregullimin e sheqerit në gj ak dhe në uljen e kolesterolit.
Madje, së fundmi, këto molekula duket të kenë efekt pozitiv edhe kundër kan cerit. Si rrjedhojë, mund të provoni të shtoni miell elbi tek mielli i grurit për të rritur vlerat ushqyese të trahanasë. Përdorimi i miellit integral të grurit i rrit kënaqshëm përmbajtjen në fibra dhe antioksidantë.
Cila është trahanaja më e mirë?
Trahanaja më e mirë është ajo që bëhet me miell gruri të përzier edhe me himë, dhe të zënë me kos.
Sa më i vogël raporti i grurit me kosin, aq më e ushqyeshme trahanaja. Nëse i shtoni edhe miell elbi vlerat ushqyese përforcohen mrekullisht.
Si ta gatuani?
Pasi e zieni me ujë trahananë, i shtoni pak djathë dhie, vaj ulliri, domate të tharë, speca të kuq-të thatë dhe rigon. Madje mund të tentoni ti shtoni edhe qiqra për ta bërë atë akoma më të kompletuar.
Një kupë trahana është mëngjesi ideal për fëmijët e vegjël
E pasur me minerale, acide organike, proteina dhe fibra, trahanaja është zgjedhja ideale për mëngjesin e fëmijëve.
Ajo është superiore ndaj makaronave, orizit, e veçanërisht drithrave të mëngjesit, pasi fermentimi i grurit e bën atë shumë më të ushqyeshëm dhe të lehtë për aparatin e tyre tretës, ndërkohë që u jep atyre lëndën e parë për formimin e ko. ckave, dhe imunitetit./Nga nutricionistja e njohur BlerinaBombaj
Bananet janë një nga frutat më të shëndetshme. Ato janë të pasura me fibra, vitamina…
Nëse lyeni flokët vetë ose të dikujt tjetër, sado të kujdeseni, mund të përfundoni me…
A gë lltisni ndonjëherë il açe pa ujë? Nëse po, nuk jeni vetëm. Shumë njerëz…
E nisi thjesht si një dëshirë për të siguruar të ardhura për fëmijët e saj,…
Emigrimi masiv i popullit ukrainas për shkak të l uftës, duket se ka ndryshuar rrënjësisht…
Njihuni me fshatin në Shqipëri ku flitet greqisht, banorët marrin dhe pension nga Greqia? Në…